Si Mund t’i Kaloj Gjërat e Vështira?

Ne të gjithë përjetojmë pikëllime, vështirësi dhe brenga. Por pavarësisht asaj që po kalojmë, ne gjithmonë mund të gjejmë shpresë dhe ngushëllim te Perëndia dhe premtimet e Tij.

Një majë mali që tregon dorën e Perëndisë në të gjitha gjërat

Përse gjëra të këqija iu ndodhin njerëzve të mirë?

Si mund ta lejojë një Perëndi i dashur që fëmijët e Tij të vuajnë? Është një pyetje të cilën shumë njerëz ia kanë bërë vetes. Ne mund të arrijmë të marrim disa përgjigje duke menduar rreth qëllimit të jetës në tokë, rolit të Jezu Krishtit dhe fatit tonë të përjetshëm.

Për të na bërë më të mirë

Momentet e vështirësisë na ofrojnë mundësi për t’u rritur dhe për të mësuar. Në librin e Isaias, ne lexojmë: “Ja, unë të kam rafinuar… ; të kam provuar në poçen e pikëllimit” (Isaia 48:10). Perëndia dëshiron që ne të bëhemi varianti më i mirë i vetes. Kjo shpesh mund të jetë e dhimbshme, por disa mësime mund të mësohen vetëm nëpërmjet përvojës.

Për të na mësuar mirëkuptimin

Kur kalojmë kohë të vështira, ne mësojmë se si të kemi ndjeshmëri mirëkuptuese për të tjerët. Të pasurit e ndjeshmërisë mirëkuptuese na bën më shumë si Jezu Krishti, shembulli ynë i përkryer. Për shkak se Jezusi vuajti dhe vdiq për të gjitha mëkatet tona, Ai e kupton përsosurisht se çfarë po kalojmë dhe se si të na ndihmojë.

Për shkak të zgjedhjeve të dobëta të të tjerëve

Perëndia i jep secilit prej fëmijëve të Tij aftësinë për të zgjedhur midis së drejtës dhe së gabuarës. Për fat të keq, disa njerëz zgjedhin të bëjnë gjëra të këqija të cilat bëjnë që njerëz të pafajshëm të vuajnë. Por Perëndia ka premtuar se vuajtja nuk do të zgjasë përgjithmonë. Në Dhiatën e Re, ne lexojmë se pas kësaj jete, “Perëndia do të th[aj]ë çdo lot nga sytë e tyre; dhe vdekja nuk do të jetë më; as brengë, as klithma, as mundim, sepse gjërat e mëparshme shkuan” (Zbulesa 21:4). Gjithçka që nuk është e drejtë në jetë, do të ndreqet nëpërmjet Jezu Krishtit.

Jezu Krishti flet me një burrë në Pellgun e Betesdës, të cilin e shëron në shabat
Jezu Krishti flet me një burrë në Pellgun e Betesdës, të cilin e shëron në shabat

Because of Him [Për Shkak të Tij]

Si e duroi Jezusi vuajtjen e Tij?

Jezu Krishti ishte përsosurisht i pamëkatë, megjithatë Ai vuajti më tepër nga sa mund ta përfytyrojmë. Ai mori përsipër të gjitha dhembjet, tundimet tona dhe “djersa e tij i[u] bë… si gjak i mpiksur që bie për tokë” (Lluka 22:44). Në këtë sprovë të papërfytyrueshme, Shpëtimtari madje thirri fort, duke iu përgjëruar Perëndisë: “Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39).

Por Ai qe besnik deri në fund, duke mos e humbur shpresën apo dorëzuar kurrë. Ai mirëbesonte te Perëndia dhe besonte në planin e Tij. Ai iu lut rregullisht Perëndisë dhe i kërkoi forcë për të vazhduar. Ai e dinte se vuajtja e Tij kishte një qëllim dhe se nuk do të zgjaste përgjithmonë. Ai i bëri ballë çdo sfide me besim, aftësi ripërtëritjeje dhe durim. Ai dha shembullin më të madhërishëm për secilin prej nesh.

Amelia, një infermiere, shpjegon se si gjatë kohëve të vështira, gjen ngushëllim në shkrimet e shenjta
Amelia, një infermiere, shpjegon se si gjatë kohëve të vështira, gjen ngushëllim në shkrimet e shenjta

Ngushëllim në Shkrimet e Shenjta

Si mund t’i kaloj vështirësitë dhe sprovat e mia vetjake?

Ndërkohë që të gjithë iu nënshtrohemi sprovave tona të pashoqe, ne duhet të përpiqemi fort të ndjekim shembullin e përkryer të të mbështeturit te Perëndia dhe te premtimet e Tij që dha Shpëtimtari. Ne duhet të mbajmë një perspektivë të përjetshme, duke mirëbesuar me durim se dhembjet dhe pikëllimet tona nuk do të zgjasin përgjithmonë dhe se shpërblimi për të drejtët është i madh. Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë zgjedhje të mira, edhe kur jeta është e vështirë. Kur lutemi, u shërbejmë të tjerëve dhe e studiojmë fjalën e Perëndisë, ne do të ndihemi më të afërt me Të.

Ne mund të gjejmë shërim, ngushëllim dhe paqe të madhe te Jezusi, Shpëtimtari ynë. Në Biblën e Shenjtë, lexojmë se roli i Shpëtimtarit është që “të lidh[ë] plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre që janë në robëri, hapjen e burgut të burgosurve” (Isaia 61:1). Jezusi e njeh dhembjen tonë sepse Ai e ndjeu atë më përpara. Ai mund të na shërojë. Mësoni më shumë rreth flijimit të Tij duke lexuar shkrimet e shenjta dhe duke u lutur që të ndieni paqen e Tij dhe fuqinë e Tij shëruese në jetën tuaj.

Eksploroni më Shumë Tema