10 Dobitë Domethënëse të Lutjes

Perëndia, Ati ynë i dashur Qiellor, do që ne të komunikojmë me Të nëpërmjet lutjes. Ai na dëgjon përherë kur lutemi. Lutja e përditshme mund t’ju bekojë ju, familjen tuaj dhe ata për të cilët luteni. Ajo gjithashtu mund të ftojë më shumë paqe në jetën tuaj, t’ju ndihmojë të mësoni më shumë rreth planit të Perëndisë për ju dhe shumë më tepër. Këtu gjenden dhjetë mënyra se si lutja mund ta përmirësojë jetën tuaj, duke filluar nga sot.

Fuqia e lutjes

Gjeni Paqe nëpërmjet Lutjes

3:30
1

Lutja ju ndihmon të zhvilloni një marrëdhënie me Perëndinë

Ashtu si prindërit tuaj këtu në tokë, Ati juaj Qiellor dëshiron të dëgjojë prej jush dhe të bisedojë me ju. Kur luteni, Ai dëgjon. Pastaj Ai u përgjigjet lutjeve tuaja në formën e mendimeve, ndjenjave shpirtërore, shkrimeve të shenjta ose edhe veprimeve të njerëzve të tjerë.

2

Lutja ju ndihmon të fitoni një kuptueshmëri për natyrën e dashur të Perëndisë

Shkrimet e shenjta japin mësim se “Perëndia është dashuri” (1 Gjoni 4:8). Ju mund ta ndieni atë dashuri ndërsa flisni përditë me Të nëpërmjet lutjes, duke kërkuar udhërrëfimin e Tij në jetën tuaj.

3

Lutja ofron përgjigje

Të luturit dhe të mbajturit vesh për përgjigjet që ju jep Perëndia, mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë qëllimin tuaj në jetë. Perëndia do t’ju ndihmojë të kuptoni arsyen përse jeni këtu dhe çfarë mund të bëni që të ktheheni të jetoni me Të pas kësaj jete.

Bëhuni më të afërt me Perëndinë nëpërmjet lutjes. Takohuni me misionarët për të mësuar se si.

Do të donim shumë të luteshim me ju dhe t’ju ndihmonim që ta forconi marrëdhënien tuaj me Perëndinë nëpërmjet studimit dhe adhurimit.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë
4

Lutja ju ndihmon të gjeni drejtim në jetën tuaj

Kur i luteni privatisht Perëndisë, ju mund të arrini të merrni vendime serioze në jetën tuaj. Perëndia mban përherë vesh dhe shpesh ofron përgjigjet dhe udhërrëfimin specifik që kërkojmë. Edhe kur Ai zgjedh të mos përgjigjet menjëherë ose në mënyrën që mund të kishim shpresuar, vetë lutja është një mënyrë për të gjetur paqe.

5

Lutja ju jep forcë për ta shmangur tundimin

Jezusi i këshilloi dishepujt e Tij: “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim” (Mateu 26:41). Nëpërmjet lutjes, ne mund t’i mposhtim tundimet për të mëkatuar. Lutuni për ndihmën e Perëndisë që t’ju ruajë nga bërja e zgjedhjeve të gabuara. Kjo do t’ju japë forcën të bëni atë që është e drejtë.

6

Lutja e përputh vullnetin tuaj me vullnetin e Perëndisë

Qëllimi i lutjes nuk është domosdoshmërisht që t’i tregoni Perëndisë se si doni që t’i bëjë gjërat Ai. Përkundrazi, është që ta kuptoni më mirë Atë dhe mënyrat e Tij, duke e vënë veten në pajtim me vullnetin e Tij. Sikurse shpesh mendohet C. S. Ljuisi të ketë thënë: lutja “nuk ndryshon Perëndinë. Ajo më ndryshon mua.”

7

Lutja si dhe agjërimi i rregullt mund t’ju ndihmojnë të pranoni vullnetin e Perëndisë

Jezusi agjëroi për 40 ditë e 40 net përpara se të fillonte shërbesën e Tij në tokë. Ndërsa e bënte atë, Ai bisedoi në lutje me Atin e Tij në Qiell. Në mënyrë të ngjashme, nëse luteni dhe agjëroni, ju mund të ndiheni më pranë Perëndisë dhe t’i kuptoni më mirë gjërat që Ai do që ju të bëni.

8

Lutja mund të bëjë mrekulli

Kudo nëpër shkrimet e shenjta, ne shohim shembuj të shumtë të Zotit tek bën mrekulli si përgjigje ndaj lutjes. Në kohët e Dhiatës së Vjetër, profetin Daniel e hodhën në një gropë luanësh ngaqë nuk pranoi të ndalonte së luturi. Kur ai iu lut Perëndisë në gropën e luanëve, engjëj u shfaqën dhe ua mbyllën gojën luanëve. Përmes lutjes së përditshme, edhe ju mund të përjetoni mrekulli vetjake të tilla si shërim, paqe dhe falje për mëkatet.

9

Lutja e fton Shpirtin e Shenjtë në jetën tuaj

Ndërsa luteni çdo ditë, ju e ftoni Shpirtin e Shenjtë të jetë me ju dhe t’ju ngushëllojë e drejtojë. Shpirti i Shenjtë mund t’jua japë përgjigjet, mund t’ju ndihmojë ta ndieni dashurinë e Perëndisë dhe t’ju sjellë ndjenja paqeje e gëzimi në zemër.

10

Lutja ju ndihmon të bëheni më shumë si Jezusi

Jezusi dha shembullin e përkryer për lutjen. Nëse përpiqeni ta ndiqni shembullin e Tij nëpërmjet lutjes, ju do të bëheni më shumë si Ai dhe do të zhvilloni një marrëdhënie më të mirë me Të dhe Atin Qiellor.

Artikuj të Ngjashëm

Shkoni në një shërbim adhurimi

Shihini oraret dhe vendndodhjet e mbledhjeve pranë jush.

Mësoni më Shumë rreth Bekimeve të Shumta të Ungjillit të Jezu Krishtit

Një grua lutet përjashta