Çfarë Ndodh pasi Vdesim?

Shumë prej nesh pyesin veten se çfarë ndodh pasi vdesim. Ne jetuam përpara se të vinim në tokë dhe ne do të vazhdojmë të jetojmë pasi të vdesim. Njohja e këtij plani mund të japë ngushëllim dhe paqe në lidhje me vdekjen. Ndërkohë që vajtojmë për ata njerëz të dashur që kemi humbur, ka shpresë, vdekja nuk është fundi.

Odri flet për besimin e saj në jetën pas vdekjes

Is There Life after Death? [A Ka Jetë pas Vdekjes?]

1:20

Çfarë ndodh kur vdesim?

Kur vdesim, shpirti dhe trupi ynë ndahen. Edhe pse trupi ynë vdes, shpirti ynë – që është thelbi i asaj që jemi – vazhdon të jetojë. Shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave. Bota e shpirtrave është një periudhë pritjeje derisa të marrim dhuratën e ringjalljes, kur shpirtrat tanë do të ribashkohen me trupat tanë. Trupi ynë i ardhshëm, i ringjallur nuk mund të vdesë dhe do të jetë i përsosur – i çliruar nga dhembja, sëmundja dhe papërsosuritë. Është për shkak të dashurisë së pafundme të Jezu Krishtit që çdo njeri do të ringjallet.

Çfarë ndodh pas ringjalljes?

Në kohën e ringjalljes do të ndodhë që secili prej nesh do të gjykohet individualisht nga Jezusi, Shpëtimtari ynë. Ky gjykim përfundimtar do të bazohet mbi dëshirat, veprimet dhe zgjedhjet tona.

Vetëm Perëndia dhe Jezusi i njohin në mënyrë të përsosur zemrat tona dhe rrethanat e jetës sonë, kështu që vetëm ata mund të na gjykojnë me përsosuri. Ky gjykim do të jetë një gjykim mëshire, shërimi e dashurie (shihni te Zbulesa 21:4).

Synimi përfundimtar i Perëndisë është t’i ndihmojë të gjithë fëmijët e Tij që të kthehen për të jetuar me Të në mbretërinë çelestiale. Sidoqoftë, janë zgjedhjet tona në këtë botë dhe kohë që do të përcaktojnë se ku do ta kalojmë përjetësinë. Ne duhet të besojmë te Jezu Krishti, të pendohemi për mëkatet tona, të pagëzohemi në emrin e Tij dhe të marrim dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Ne gjithashtu nevojitet të zbatojmë urdhërimet gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sonë – dhe të pendohemi kur nuk ia dalim dot.

Cili është qëllimi im në jetë? Mësoni me misionarët rreth planit të Perëndisë për ju.

Të diturit e përgjigjeve për pyetjet e mëdha të jetës do t’jua mbushë jetën me domethënie, lumturi dhe siguri më të madhe në vetvete. Kërkoni një vizitë.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë

Shpëtimi është i mundshëm për shkak të Jezu Krishtit.

As Ringjallja, as shpëtimi nga mëkatet tona nuk do të ishin të mundur pa Jezu Krishtin. Ai vuajti për mëkatet tona në mënyrë që kur të lutemi për falje dhe të përpiqemi të ndryshojmë, ne të mund të jemi të pastër. Ai gjithashtu vdiq në kryq dhe u ngrit së vdekuri. Fuqia e Jezusit mbi vdekjen do të thotë që çdo njeri do të ringjallet, pavarësisht nëse ata besojnë ose jo tek Ai. Për shkak të Jezusit, vdekja nuk është fundi. Libri i Mormonit jep njohuri shtesë dhe na mëson rreth rolit të Jezu Krishtit në planin e Atit Qiellor për ne. Duke e lexuar Librin e Mormonit dhe duke iu lutur Perëndisë, ju mund të dini rreth vërtetësisë së planit të Perëndisë.

Artikuj të Ngjashëm

Shkoni në një shërbim adhurimi

Shihini oraret dhe vendndodhjet e mbledhjeve pranë jush.

Mësoni më Shumë rreth Bekimeve të Shumta të Ungjillit të Jezu Krishtit

Jezu Krishti i ringjallur i shfaqet Maria Magdalenës