Shërimi nëpërmjet Komunitetit
Hidhërimi, së bashku me brengën e thellë që e shoqëron, është pjesë pikëlluese e përvojës njerëzore. Gjetja e lidhjeve të afërsisë dhe e ngushëllimit nëpërmjet një komuniteti të dashur është një mënyrë se si mund të gjejmë drejtim nëpër këto shtigje të vështira.
Të ndihmuarit të të tjerëve
Në Librin e Mormonit, Jezusi na thotë “të mba[jmë] barr[ë]t e njëri‑tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta. Po, dhe … të vajto[jmë] me ata që vajtojnë; po, dhe të ngushëllo[jmë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:8–9). Ne mund të vajtojmë me njerëzit tanë të dashur duke i ngushëlluar ata, duke iu gjendur pranë dhe duke i dëgjuar ata.
Gjeni shpresë nëpërmjet Jezusit
Jezu Krishti, “njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes” (Isaia 53:3), e di saktësisht se çfarë po kaloni. Ai e hoqi Vetë çdo dhimbje në mënyrë aq specifike sa e njeh hidhërimin tuaj individual dhe mund t’ju ndihmojë ta kaloni atë.
Shikoni Histori rreth Përballimit të Hidhërimit
Në Bibël, Perëndia premton “një diademë në vend të hirit” (Isaia 61:3). Për familjen Bruno, bukuria erdhi në formën lulesh, ashklash lëvoreje dhe plisash të hollë bari ndërsa anëtarët e Kishës i ndihmuan ata gjatë luftës së vajzës së tyre me kancerin.
Fuqia e Jezu Krishtit i mundëson një burri që t’i mbijetojë humbjes së bashkëshortes dhe disa fëmijëve të tij në një aksident automobilistik dhe që ta falë shoferin fajtor.
Pas një humbjeje shkatërruese, Troji pati vështirësi për të vazhduar më tej. Atëherë, komuniteti i tij vendor i kishës ndërhyri për të ndihmuar me një vepër të vogël, por të rëndësishme dashurie dhe përfshirjeje.
Jezusi eci me Pjetrin përmes dallgëve dhe me Kristinën gjatë kancerit.
Jezu Krishti është Shpëtimtari ynë. Ne kremtojmë jetën dhe Ringjalljen e Tij dhe i ftojmë të gjithë ta shpërndajnë historinë e Tij të mbushur me mrekulli.