Pagëzimi

Pagëzimi është një besëlidhje – ose një premtim – që ju e bëni me Perëndinë. Kur pagëzoheni, ju premtoni t’i shërbeni Atij dhe t’i zbatoni urdhërimet e Tij sa më mirë që të mundeni.

Një i ri pagëzohet në një vaskë pagëzimi në një kishë

Ndiqeni shembullin e përkryer të Shpëtimtarit

Nëse e keni lexuar ndonjëherë Dhiatën e Re, ka të ngjarë që ta njihni historinë kur Jezusi viziton Gjon Pagëzorin për t’u pagëzuar.

“Atëherë erdhi Jezusi nga Galileja në Jordan te Gjoni për t’u pagëzuar prej tij. Por Gjoni e kundërshtoi fort duke i thënë: ‘Mua më duhet të pagëzohem prej teje dhe ti po vjen tek unë?’ Dhe Jezusi, duke iu përgjigjur, [i] tha: ‘Lejo të bëhet për tani, sepse në këtë mënyrë përmbushim çdo drejtësi’.” – Mateu 3:13–15

Edhe Jezusi, që nuk mëkatoi kurrë, u pagëzua që t’i tregonte bindje Perëndisë dhe të ishte shembulli që ta ndiqnim ne.

Jezu Krishti pagëzohet nga Gjon Pagëzori në lumin Jordan
Jezu Krishti pagëzohet nga Gjon Pagëzori në lumin Jordan

Jezusi Pagëzohet nga Gjoni

Për të hyrë në qiell kërkohet pagëzimi

Jezusi dha mësim se ne duhet të pagëzohemi për t’u kthyer që të jetojmë në praninë e Perëndisë pasi të ketë kaluar kjo jetë.

“Jezusi u përgjigj: ‘Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë’.” – Gjoni 3:5

Pagëzimi është të “lind[esh] nga uji”. Ai bën të mundur që ne të pastrohemi nga mëkatet tona, çka është e nevojshme për ne që të kthehemi te Perëndia.

Pagëzimi duhet të kryhet me anë të zhytjes

Pagëzimet në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kryhen me anë të zhytjes, që do të thotë se një njeri “zhytet” i gjithi nën ujë dhe nxirret prapë. Bibla na tregon se “sapo [Jezusi] u pagëzua, [Ai] doli nga uji” (Mateu 3:16). Pagëzimi me anë të zhytjes është simbolikë e bukur, jo vetëm e heqjes së mëkateve por e vdekjes, varrimit dhe ringjalljes. Pagëzimi përfaqëson mbarimin e mënyrës së vjetër të jetës dhe lindjen në një jetë të zotuar ndaj vlerave të krishtera (shihni te Romakëve 6:3–6).

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se pagëzimi duhet të kryhet nga dikush që mban autoritetin e duhur të priftërisë. Ai autoritet drejtpërsëdrejti nga Jezu Krishti u rikthye nëpërmjet rivendosjes së Kishës së Tij.

Pagëzimi dhe Shpirti i Shenjtë

Ndonëse vetë pagëzimi është një ngjarje domethënëse, nuk është tërësisht i plotë pa marrë dhuratën e Frymës së Shenjtë (ose Shpirtin e Shenjtë). Marrja e Frymës së Shenjtë është të lindesh nga Shpirti (shihni te Gjoni 3:5). Dhurata e Frymës së Shenjtë ju jepet pas pagëzimit, që të mund të merrni ndihmën, udhërrëfimin dhe ngushëllimin e Perëndisë gjatë gjithë jetës suaj.

Gjon Pagëzori pagëzon Jezu Krishtin në lumin Jordan duke përmbushur profecinë

Premtimet e pagëzimit

Nipi viziton gjyshen në verandën e saj të përparme
JU PREMTONI: T’u shërbeni të tjerëve

“Mbani barr[ë]t e njëri‑tjetrit, që ato të mund të jenë të lehta” (Mosia 18:8).

Nënë e bijë përqafojnë njëra‑tjetrën dhe tregojnë dhembshuri
JU PREMTONI: Të tregoni dashuri dhe dhembshuri

“Vajtoni me ata që vajtojnë; po, dhe … ngushëlloni ata që kanë nevojë të ngushëllohen” (Mosia 18:9).

Një grua ulet në stolin e një parku me Librin e Mormonit me vete dhe mëson që fëmijët nuk kanë nevojë për pagëzim
PERËNDIA PREMTON: T’ju japë Shpirtin e Shenjtë

“Ai … mund të derdhë mbi ju Shpirtin e tij më me shumicë” (Mosia 18:10).

Një grup të rejash ecin nëpër një shteg pylli së bashku
JU PREMTONI: Të jeni një shembull i mirë

“Qëndroni si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet që ju të gjendeni” (Mosia 18:9).

Një burrë studion shkrimet e shenjta në stolin e një parku duke mësuar se pagëzimi për foshnjat nuk është i nevojshëm
JU PREMTONI: T’i zbatoni urdhërimet e Perëndisë

“Ju do t’i shërbeni atij dhe do të zbatoni urdhërimet e tij” (Mosia 18:10).

Dielli që shkëlqen përmes reve, tregon dorën e Perëndisë në natyrë
PERËNDIA PREMTON: Mundësinë që të merrni jetën e përjetshme

“Ju … mund të shëlbeheni nga Perëndia dhe të numëroheni me ata të ringjalljes së parë, që ju të mund të keni jetën e përjetshme” (Mosia 18:9).

Ju mund të pagëzoheni

Apostulli Pjetër e bëri gjithashtu të qartë që pagëzimi është një urdhërim për të gjithë njerëzit: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë” (Veprat e Apostujve 2:38).

Përpara se të pagëzoheni, ju tregoni dëshirën tuaj për t’i zbatuar urdhërimet e Perëndisë duke u penduar për gjërat që keni bërë gabim. Kjo mund të kërkojë rrëfimin e mëkateve tuaja përpara se të pagëzoheni (shihni te Mateu 3:6) ose ndreqjen e gabimeve aty ku mundeni.

Kur pagëzoheni, ju keni mundësinë të nisni një jetë të re, një jetë të përkushtuar në ndjekjen e Jezu Krishtit. Mëkatet tuaja falen dhe ju mund t’ia kushtoni sërish veten bërjes së zgjedhjeve që çojnë në lumturi. Pasi të jeni pagëzuar dhe ta merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë, Ai do t’ju ndihmojë, ngushëllojë dhe udhërrëfejë në përpjekjet tuaja.

Pyetje të Zakonshme

Më poshtë janë pyetjet që bëhen shpesh rreth anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.

Gjeni Forcë nëpërmjet Jezusit, Mësimeve të Tij dhe një Komuniteti të Dashur