Mirënjohja

Kur ishit i/e vogël, ka gjasa që njëra nga fjalët e para që prindërit ju mësuan, ishte “faleminderit”. Kjo sepse vjen fuqi nga mirënjohja – fuqi për të ndriçuar ditën e për të ndryshuar jetën.

Një burrë shpjegon se si ia ka bekuar dhe ia ka ndryshuar jetën mirënjohja
Një burrë shpjegon se si ia ka bekuar dhe ia ka ndryshuar jetën mirënjohja

Parimet e Paqes: Mirënjohja

Çfarë është mirënjohja?

Mirënjohja është e thjeshtë: ajo është t’i dallosh gjërat e mira që të janë dhënë dhe në këmbim të japësh falënderime. Ajo mund të ketë shumë forma. Nganjëherë është diçka aq e thjeshtë sa t’ia pranoni vetes në heshtje se sa fatlum/e jeni. Ndonjëherë është një fjalë dashamirëse, një kartolinë falënderimi ose një lutje ndaj Perëndisë.

Aleluja. Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.

– Psalmeve 106:1

Pse duhet të jem mirënjohës/e?

Po sikur të mos ndieni se keni shumëçka për të cilat të jeni mirënjohës? Pavarësisht se kush jeni, shprehja e mirënjohjes ndihmon vërtet për ta vënë jetën në perspektivë. Gjeni kohë sot për t’i renditur të gjitha bekimet në jetën tuaj. Disa mundësi mund të përfshijnë shëndetin, marrëdhëniet plot dashuri ose njohurinë për Perëndinë. Cilatdo qofshin rrethanat tuaja, përqendrimi tek e mira në jetë mund t’ju ndihmojë të bëheni njeri më i lumtur. Jo vetëm kaq, por shfaqja e mirënjohjes mund t’ju ndihmojë edhe të zhvilloni një marrëdhënie me Perëndinë kur ta kuptoni se sa shumë ju ka dhënë Ai.

“Ata që e lënë mënjanë shishen e hidhësisë dhe në vend të saj ngrenë kupën e mirënjohjes, mund të gjejnë një pije dëlirësuese të shërimit, paqes dhe kuptueshmërisë.”

– Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, “Mirënjohës në të Gjitha Rrethanat”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 70.

Për çfarë duhet të jem mirënjohës/e?

Ne duhet t’u jemi mirënjohës prindërve, familjes, miqve, mësuesve dhe çdokujt që na ka ndihmuar në çfarëdo mënyre. Mendoni për të gjitha mënyrat e thjeshta në të cilat të tjerët kanë kontribuar në mirëqenien tuaj: ndoshta dikush ju ka ndihmuar kur ishit zënë ngushtë ose ndoshta dikush ju tha një fjalë të mirë kur ju nevojitej më së shumti.

Mbi të gjitha, duhet t’i jemi mirënjohës Perëndisë. Ai na krijoi dhe na jep frymë çdo ditë. Ai dha Birin e Tij që ne të mund të faleshim për gabimet tona dhe të pastroheshim. Ne duhet ta tregojmë mirënjohjen tonë duke u përpjekur të jemi njerëz sa më të mirë që të mundemi. Nganjëherë mundet që ende të mos ia dalim, por këtu vihet në funksionim flijimi i Jezusit – ne mundemi gjithmonë ta provojmë përsëri. A nuk është kjo diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës?

Afrohuni më Pranë Perëndisë