Jeta dhe Misioni i Jezu Krishtit

Jezu Krishti është qenia më e madhërishme që u lind në këtë tokë, shembulli ynë i përkryer. Ai është Zoti i zotërve, Krijuesi, Shpëtimtari ynë dhe Ai erdhi në tokë që ne të mund të jetojmë përsëri me Perëndinë.

Lindi në rrethana të përulura

Jezusi u lind nga virgjëresha Maria në një fshat të vogël në një kënd të largët të botës. Ajo lindje e përulur përmbushi shpresat dhe ëndrrat e të gjithëve ne. Ai ishte Biri i Perëndisë me njohuri dhe fuqi të pafundme, sidoqoftë Ai ishte edhe i vdekshëm dhe i prekshëm nga uria e dhembja. Jezu Krishti i përjetoi tërësisht sfidat dhe brengat e kësaj jete. Ai e njeh secilin prej nesh dhe na kupton përsosurisht.

Përgatitja që herët

Që kur ishte madje një i ri, Jezusi dha mësim fjalën e Perëndisë. Në moshën 12‑vjeçare, Ai dha mësim në tempull dhe të gjithë që e dëgjuan, u habitën nga kuptueshmëria e Tij. Ndërsa Jezusi filloi shërbesën e Tij, Ai agjëroi në shkretëtirë për 40 ditë. Ai u tundua nga djalli dhe e mposhti atë tundim. Ai gjithashtu u pagëzua në lumin Jordan nga Gjon Pagëzori. Ndonëse Jezusi ishte pa mëkat, Ai prapëseprapë u pagëzua me anë të zhytjes me qëllim që të na jepte mësim bindjen ndaj Perëndisë. Pas pagëzimit të Jezusit, Perëndia shpalli: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” (Mateu 3:17).

Shërbesa

Jezusi shëroi të sëmurët, u dha shikimin të verbërve dhe madje ktheu të vdekurit në jetë. Më me rëndësi: Ai i bëri të mundshme këto mrekulli. Edhe pse veprat e Tij konsideroheshin si sjellje blasfemuese nga priftërinjtë judeas, Jezusi vazhdimisht u kujtoi njerëzve se veprat e Tij ishin në përputhje me vullnetin e Perëndisë kështu “që Ati të përlëvdohet në Birin” (Gjoni 14:13).

Jezusi është gjithashtu shembulli i përkryer i dashurisë. Gjatë jetës së Tij në tokë, Ai u kujdes për të varfrit, shëroi të sëmurët (shihni te Lluka 17:12–19) dhe Ai kurrë nuk i largoi tutje fëmijët e vegjël (shihni te Mateu 19:13–14). Dashuria e Tij është e pakufishme dhe në dispozicion për të gjithë ne.

Jezusi na mësoi se duhet të falim. Edhe tek vdiste në kryq, Jezusi i fali njerëzit që e vranë Atë.

Gjeni udhërrëfim dhe frymëzim në mësimet e Jezu Krishtit. Zbulojeni se si mund të ndihmojnë misionarët.

Fjalët e Jezusit, si dhe bekimet nga të jetuarit e tyre, janë po aq të vërteta sot. Misionarët mund t’ju tregojnë se si mësimet e Tij ofrojnë zgjidhje për problemet tuaja, forcë për t’u bërë ballë sfidave dhe më shumë gëzim në jetën tuaj. Kërkoni një vizitë.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë

Jezusi kreu mrekulli

Jezusi shëroi të sëmurët, eci mbi ujë, ngriti të vdekurit, qetësoi detin dhe ktheu ujin në verë. Ato mrekulli përmbushën profecitë e lashta dhe nxorën në pah hyjnishmërinë e Tij. Ato gjithashtu tregojnë dhembshurinë e pafund të Jezu Krishtit për ne. Me gjithë këtë siguri, ne mund ta dimë se Ai është Perëndia ynë dhe se ka fuqi mbi gjithë krijimet e Tij. Ne mund të kemi besim se Ai do të kryejë mrekulli në jetën tonë sot.

Jezu Krishti ushqen 5000 njerëz me 5 bukë dhe dy peshq

Mrekullitë e Jezusit

Një burrë e përqafon Jezu Krishtin pasi i është kthyer shikimi
Ai u dha shikimin të verbërve

“Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ‘U bëftë sipas besimit tuaj’. Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ‘Ruhuni se mos e merr vesh njeri’.” (Mateu 9:27–31).

Jezu Krishti shëron të lebrosurit jashtë një qyteti
Ai pastroi lebrosët

“Dhe duke ngritur zërin, thanë: ‘Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne’. Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ‘Shkoni e paraqituni te priftërinjtë’. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan” (Lluka 17:12–19).

Një grua shërohet prej lëngatës së saj nga Jezu Krishti
Ai shëroi të sëmurët dhe të pikëlluarit

“Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ‘O grua, ti je e liruar nga lëngata jote’. Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë” (Lluka 13:11–17).

Jezu Krishti ngre djalin e vejushës nga vdekja
Ai ngriti të vdekurit

“Ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve. … Posa e pa, Zoti pati dhe[b]mshuri për të dhe i tha: ‘Mos qaj!’ … Atëherë ai tha: ‘Djalosh, unë të them, çohu!’. Dhe i vdekuri u çua ndenjur” (Lluka 7:12–15).

Jezu Krishti kryen mrekullinë e shndërrimit të ujit në verë
Ai shndërroi ujin në verë

“Jezusi u tha: ‘Mbushni enët me ujë!’ … Pastaj u tha: ‘Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës’. Dhe ata ia çuan. Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë)” (Gjoni 2:1–11).

Pjetri nxirret nga deti prej Jezu Krishtit që ecën mbi ujë
Ai eci mbi ujë

“Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det” (Mateu 14:25).

Shporta me bukë dhe peshq të shumëfishuara në mënyrë mrekullibërëse nga Jezu Krishti
Ai ushqeu mijëra njerëz me pak ushqim

“Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve. Të gjithë hëngrën sa u ngopën” (Marku 6:34–44).

Mësime hyjnore

Jezusi ishte mësuesi më i madh që ka jetuar ndonjëherë. Ai shpesh përdori shëmbëlltyra ose histori për të dhënë mësime të rëndësishme nga të cilat mund të mësojmë ende sot.

Djali Plëngprishës tek merr faljen nga i ati

Shëmbëlltyrat e Jezusit

Punëtorë duke punuar në një vresht
Punëtorët në Vresht

Jezusi dha mësim se të gjithë ata që zgjedhin të vijnë tek Ai dhe të punojnë në veprën e Tij, mund të kenë mundësinë që të marrin bekime të barabarta (shihni te Mateu 20:1–16).

Jezu Krishti duke dhënë mësim Predikimin në Mal
Shërbëtori që Nuk Falte

Jezusi na e dha mësimin e rëndësishëm për faljen duke pyetur: “A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?” (shihni te Mateu 18:33).

Samaritani i mirë duke sjellë në një han një burrë të plagosur që gjeti
Samaritani i Mirë

Jezusi tha se ne duhet ta duam të afërmin tonë, dhe shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë na mëson se i afërmi ynë mund të jetë kushdo, përfshirë të panjohurit apo armiqtë (shihni te Lluka 10:25–37).

Jezusi merr një dele të humbur mbi supet e Tij për ta sjellë në shtëpi
Delja e Humbur

Si Bariu i Mirë, Jezu Krishti përpiqet me zell për të gjithë ne, veçanërisht për ata që janë shkëputur nga grigja e Tij (shihni te Lluka 15:3–7).

Një pikturë e Djalit Plëngprishës
Djali Plëngprishës

Çdo person që i drejtohet Krishtit, do të marrë pranimin e Tij të dashur, pavarësisht nga ajo që ai apo ajo ka bërë (shihni te Lluka 15:11–32).

Mësimet e Tij ishin shumë të përparuara për kohën e Tij. Ai na mësoi t’i duam armiqtë tanë. Ai na mësoi të falim. Ai na mësoi t’i shohim njerëzit përtej racës, moshës, gjinisë ose kombësisë së tyre. Ai na mësoi ta duam Perëndinë dhe ta duam të afërmin tonë. Por më me rëndësi: Ai tregoi dashuri në gjithçka që bëri.

Jezusi vdiq për ne

Gjatë gjithë jetës së Tij, shumë njerëz u zemëruan me Jezusin ngaqë Ai e dënonte hipokrizinë. Ai dha mësim të vërteta që nuk njiheshin, dhe tregoi dhembshuri për mëkatarët. Ai shfaqi fuqi të jashtëzakonshme dhe disa udhëheqës civilë dhe kishtarë u ndien të kërcënuar nga ndikimi që kishte Ai.

Natën para se ta vritnin, Jezusi u tërhoq në Kopshtin e Gjetsemanit për t’u lutur. Atje, Ai ndjeu peshën e çdo mëkati e dhembjeje të njohur për njerëzimin dhe vuajti për çdo person që ka jetuar ndonjëherë. Më pas, Jezusin e tradhtuan, e arrestuan, e tallën, e rrahën dhe e kryqëzuan në kryq: të gjitha këto Ai i lejoi me qëllim që të përmbushte vullnetin e Perëndisë. “Unë e lë jetën time”, – tha Zoti, – “që ta marr përsëri. Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri” (Gjoni 10:17–18). Edhe ndërsa Jezusin po e vriste vetë populli i Tij, Ai thirri që Perëndia të mund të kishte mëshirë për ta.

Rolet e Jezu Krishtit

Jezusi u ngrit nga varri

Tri ditë pas vdekjes së Tij, Jezusi u ngrit nga varri dhe iu shfaq miqve dhe pasuesve të Tij. Për shkak se Jezusi jeton përsëri, edhe ne do të ringjallemi një ditë. Ai i këputi lidhjet e vdekjes kur u ngrit nga varri atë mëngjes të parë Pashke. Për shkak të flijimit dhe ringjalljes së Tij, ne mund t’i përballim sfidat tona të përditshme me besim te Zoti e Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Ne mund ta dimë vetë se nuk ka kauza të pashpresa, nuk ka mbarime dhe asnjëri prej nesh nuk përjashtohet nga dashuria e Tij e përkryer dhe nga fuqia e Tij e pafundme për t’u shpëtuar.

Afrohuni më Shumë me Jezu Krishtin