Komuniteti Ynë
Ne jemi një komunitet që përqendrohet te Krishti, që bëjmë më të mirën për t’i dashur dhe për t’u shërbyer të tjerëve. Ejani, bashkohuni me ne!
Ka një Vend për Ju Këtu
Ne kemi programe për çdo moshë dhe etapë të jetës. Secili i ndihmon anëtarët tanë të jetojnë jetë më të lumtur dhe më përmbushëse.
Mbledhjet e së Dielës
Kisha është një strehë nga rrëmuja e jetës së përditshme. Frekuentimi i shërbesave na jep kohë të adhurojmë Perëndinë dhe të shoqërohemi me të tjerë që po përpiqen të përmirësohen dhe të jetojnë më shumë siç jetoi Jezusi. Është një përtëritje shpirtërore dhe na ndihmon gjatë gjithë javës.
Shërbimi në Afërsi e Largësi
Kisha nuk është thjesht një vend për të adhuruar Perëndinë, është gjithashtu një vend për t’i shërbyer Atij. Dhe një nga mënyrat më të mira për t’i shërbyer Perëndisë është duke u kujdesur për njerëzit rresh nesh.
Dëgjojini Përvojat e të Tjerëve
Anika
“Më pëlqen shumë që jemi një familje. Pavarësisht nga vendi ku ndodheni në botë, ka një komunitet të kishës që është aty dhe gati për t’ju përkrahur ju, familjen tuaj dhe nevojat tuaja.”
Dallas, Teksas
Karlosi
“Më pëlqen shumë që mblidhemi së bashku si miq, vëllezër e motra dhe fëmijë të Atit Qiellor.”
Arlington, Virxhinia
Eliza
“Më pëlqen shumë që çdo person është unik dhe ka arritje e sprova të ndryshme. Kjo na lejon të mësojmë nga njëri‑tjetri, të përqendrohemi më shumë tek të tjerët dhe ta kuptojmë që ne të gjithë po përpiqemi të bëhemi më shumë si Krishti. Më pëlqen shumë ta frekuentoj kishën dhe të mësoj më shumë nga të tjerët dhe të dëgjoj dëshmitë e tyre. Kjo më ka ndihmuar të vazhdoj ta rrit dëshminë time personale.”
Farmington, Jutë
Xheremi
“Më pëlqen shumë që jam pjesë e diçkaje më të madhe se vetja e cila e ndiej që po përpiqet ta bëjë këtë botë një vend më të mirë.”
Boston, Masaçusets
Xhimi
“Më pëlqen shumë se si komuniteti i kishës sime është përherë i përgatitur të më ndihmojë dhe se si nuk shpejtojnë të më gjykojnë për shkak të situatës sime, por përkundrazi kërkojnë një mënyrë që të më bëjnë të ndihem më mirë dhe të më ndihmojnë për situatën time.”
Odëm, Teksas
Xholija
“Më ka ndihmuar të zë shoqëri kur shpërngulem në vende të reja. Mund të gjej përherë njerëz me të cilët kam gjëra të përbashkëta. Është bukur të jesh pjesë e diçkaje dhe të kesh një vend për të shkuar që nuk është puna apo shkolla – është ndërveprim shoqëror.”
Nju‑Jork‑Siti, Nju‑Jork
Maria
“Më pëlqen shumë që jemi të lidhur nga dashuria jonë për ungjillin, dashuria jonë për profetët dhe besimi ynë i fortë tek Ati ynë Qiellor.”
Thausënd Ouks, Kaliforni
Shiami
“Për mua, është i vetmi vend ku më lejohet të bëj gabime. Ku ka shumë duar për të më ngritur lart nëse rrëzohem. Në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme përjetohet vëllazëri dhe motëri e vërtetë.”
Nju‑Delhi, Indi
Pyetje të Zakonshme
Më poshtë janë pyetjet që bëhen shpesh rreth anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.
Ne Kemi një Komunitet të Fortë, të Përkushtuar
Mësoni rreth të gjitha mënyrave se si krijojmë lidhje dhe përkujdesemi.