Shpërndajeni Mirësinë
Kudo nëpër botë, ne punojmë për të shpërndarë një mesazh lumturie dhe të lajmit të mirë të Jezu Krishtit. Ne ju ftojmë të tregoni atë që ju frymëzon ju.
Materiale filmike frymëzuese
Ne kemi krijuar një librari me materiale filmike lartësuese shpirtërisht për ju që t’i shpërndani.
Mesazhe me postë elektronike për t’ju ndihmuar të zhvilloheni
Regjistrohuni ose shpërndani mesazhe me postë elektronike që ju ndihmojnë të mësoni dhe të rriteni.
Citime dhe Shkrime të Shenjta
Shpërndani mendime e citime frymëzuese dhe sfonde frymëzuese për ekranet e celularit dhe të tjera.
Lërini Misionarët t’ju Shprehin Dashurinë e Perëndisë
Ka mbi 65 000 misionarë kohëplotë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme anekënd botës kurdoherë. Ata përhapin mesazhe shprese dhe paqeje ndërsa japin mësim rreth Jezu Krishtit. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të bëjnë ata për t’ju ndihmuar? Mësoni më shumë më poshtë.
Ja Çfarë Thonë të Tjerët rreth Takimit me Misionarët/et
Allisoni
“Kur po merrja mësimet nga misionaret, më kujtohet që isha përherë e emocionuar të vinin dhe të më mësonin diçka të re. E ndjeva se ato vërtet kujdeseshin për mua dhe donin sinqerisht të më ndihmonin ta ndryshoja për më mirë jetën time.”
San‑Diego, Kaliforni
Karla
“Ishte përvojë e këndshme; misionaret ishin shumë ndihmuese dhe iu përgjigjën pyetjeve të mia duke qenë se kisha dyshime rreth Kishës dhe mësimeve të saj.”
Limë, Peru
Eliza
“Jam kaq mirënjohëse për misionaret që më treguan dritën e tyre dhe dëshmitë e tyre. Ato më ndihmuan të zhvilloja dëshminë time vetjake gjë që bëri që unë të pagëzohesha.”
Farmington, Jutë
Karlosi
“Misionarët më shërbyen duke më ndihmuar që të mësoj më shumë rreth Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.”
Arlington, Virxhinia
Xhimi
“I dua misionarët! Jeta ime do të kishte qenë komplet ndryshe pa ata. Pavarësisht nga cili vend janë apo se si duken, unë mund të kem përherë pritshmërinë se ata do të kenë po atë dëshirë të njëjtë për t’u shërbyer dhe ardhur në ndihmë të tjerëve.”
Odëm, Teksas
Xhorxhi
“Jam shumë mirënjohës që Jezu Krishti dërgoi misionarët të më gjenin si një njeri të rënë moralisht dhe ata më rindërtuan me themeli. Pas humbjes së djalit tim më të vogël vite më parë, ata më bënë të kuptoja se do ta takoj sërish atë.”
Bruzh, Belgjikë
Nejda
“Përvoja ime e parë me misionarët ishte frymëzuese dhe lartësuese moralisht. Përkushtimi i tyre ndaj Zotit në një moshë kaq të re qe shembull i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ata m’u paraqitën në derë në kohën e duhur, kjo është mënyra se si unë e di që ata udhërrëfehen vazhdimisht nga Shpirti i Shenjtë.”
Aleksandria, Virxhinia
Komuniteti Ynë Është i Përqendruar te Ndjekja e Shembullit të Jezusit
Mësoni më shumë rreth lajmit të mirë të Jezu Krishtit dhe mënyrës se si mund t’ju ndihmojë ky lajm në jetën tuaj.