Kush janë misionarët/et dhe Si Mund t’ju Ndihmojnë Ata/Ato?

Misionarët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme që largohen nga shtëpitë e tyre për 18 muaj deri në 2 vjet për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të përhapur ungjillin e Jezu Krishtit.

Dy motra misionare flasin me një burrë ndërkohë që udhëtojnë me autobus

Më së shumti … njerëz krejt të zakonshëm

Misionarët janë thjesht njerëz të zakonshëm si ju dhe unë. Përpara se të largoheshin për në mision, ata ishin studentë, punonjës, atletë, të dhënë pas librave, muzikantë dhe … epo, e krijuat një ide. Pas shërbimit të tyre, ata do të kthehen në shtëpi që të përfundojnë universitetin, të punojnë, të dalin në takime e të martohen dhe të jetojnë një jetë krejt të zakonshme.

Ata janë nga vende nga e gjithë bota. Nuk është diçka e pazakontë që një misionar të shërbejë në një vend tjetër nga i veti dhe të flasë një gjuhë tjetër nga gjuha e vet. Misionarët shërbejnë si të rinj në moshë madhore; ose në vitet e tyre të daljes në pension, vetëm ose në çift. Cilado qoftë mosha e tyre, motivimi i tyre është i sinqertë – ata largohen nga shtëpitë dhe familjet e tyre për një periudhë deri në dy vjet për të bërë atë që Jezusi u mësoi Apostujve të Tij: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese” (Marku 16:15).

Dy e nga dy

Më së shpeshti, ju do t’i shihni misionarët/et në dyshe. Misionarët/et kanë një shoqërues/e ngado që shkojnë, gjë që ndihmon që të jenë të mbrojtur/a dhe të përqendruar/a në një gjë: tek të ndihmuarit e tjerëve që të afrohen më shumë me Perëndinë. Duke shërbyer në dyshe, ata/o ndjekin modelin që e vendosi Jezusi për lajmëtarët e Tij: “Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy” (Marku 6:7).

Ata do t’ju ndihmojnë përgjatë rrugëtimit tuaj shpirtërorë

Marrëdhënia juaj me Perëndinë mund të jetë thellësisht vetjake. Por ndonjëherë, të gjithë ne kemi nevojë për pak ndihmë për të dalluar atë që po na thotë Perëndia neve. Pavarësisht nga pozicioni ku jeni përgjatë shtegut tuaj shpirtëror, misionarët do të kenë të vërteta dhe ide që mund t’ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj.

Misionarët mund:

  • T’ju ndihmojnë për t’u ndier më të afërt me Perëndinë.
  • T’ju tregojnë mënyrën se si të luteni dhe merrni përgjigje prej Tij.
  • T’ju ndihmojnë të gjeni përgjigje për pyetjet tuaja shpirtërore.
  • T’ju mësojnë rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij.
  • T’ju udhërrëfejnë në mënyra të tilla që t’i kuptoni shkrimet e shenjta.
  • T’ju përkrahin gjatë sfidave tuaja vetjake.
  • Të nxitin përparimin tuaj drejt pendimit, besimit dhe pagëzimit.
  • T’ju njohin me një komunitet besimtarësh me të njëjtën mendim, që mund të vazhdojnë t’ju përkrahin në rrugëtimin tuaj shpirtëror.

Ju tashmë mund të keni qenë në kërkim të disa prej këtyre gjërave. Ose ndoshta e provuat një herë dhe nuk i gjetët kurrë përgjigjet të cilat t’i ndienit se ishin të duhurat. Perëndia i dëgjon dhe iu përgjigjet lutjeve tuaja të zellshme. Misionarët mund t’ju mësojnë se si të mbani vesh me qëllim që të mund të ndieni Shpirtin e Tij të Shenjtë, të zbuloni përgjigjet që ju nevojiten, dhe të dini se çfarë kërkon Perëndia prej jush.

Mësoni më Shumë rreth Bindjeve dhe Komunitetit Tonë