Çfarë të Prisni nga një Mësim me Misionarët

Misionarët do të japin një mesazh frymëzues, do t’u përgjigjen pyetjeve dhe do t’ju ndihmojnë të mësoni se si të afroheni më shumë me Perëndinë.

Misionare nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
Misionare nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Çfarë të Prisni nga një Vizitë prej Misionarëve

Ata do të gjejnë një kohë dhe vend që ju shkon për shtat juve

Ju mund të takoheni në shtëpinë tuaj, në një vend publik ose në mënyrë virtuale me anë të një lidhjeje telefonike ose me video. Ndihuni të lirë të bëni që një mik ose mikeshë, një pjesëtar/e i/e familjes ose e gjithë familja t’ju bashkohen. Gjithkush është i mirëpritur! Vizitat zakonisht zgjasin 15–45 minuta.

Ata do të fillojmë me një lutje

Zakonisht, misionarët do të kërkojnë të nisni me një lutje. Synimi është të ftohet Shpirti i Shenjtë që të jetë pjesë e bashkëbisedimit. Ata gjithashtu do t’ju dorëzojnë sakaq cilëtdo artikuj (si një Libër Mormoni ose Bibël), nëse bëtë kërkesë që përpara për ndonjë gjë.

Ata do të njihen me ju

Ashtu sikurse ju nëse do të takonit një person të ri, do të bënit pyetje për ta njohur atë. Misionarët do të bëjnë të njëjtën gjë. Tregojuni atyre për familjen tuaj, punën tuaj, hobet tuaja dhe për çdo gjë tjetër që do të donit të flisnit. A keni pasur ndonjë vështirësi me besimin apo përvoja të rënda në jetën tuaj? Misionarët mund t’ju ndihmojnë që në çdo rrethanë, të gjeni paqe dhe të mësoni se si të bëheni më të afërt me Perëndinë.

Misionarët gjithashtu janë të lumtur t’ju tregojnë rreth përvojave të tyre të jetës: nga janë, rreth familjes së tyre apo rreth planeve të tyre për të ardhmen pasi misioni i tyre të ketë përfunduar. Ata janë secili një individ i veçantë me prejardhje kulturore dhe rrethana unike, të bashkuar në dashurinë e tyre për Jezu Krishtin.

Vizitë nga Misionarët: Çfarë Dobie do Keni Ju?

Një motër misionare në materialin filmik “Takohuni me Misionarët”
Një motër misionare në materialin filmik “Takohuni me Misionarët”

Takohuni me Misionarët

Dy motra misionare i japin mësim rreth Jezu Krishtit një gruaje dhe djalit të saj të vogël në tryezën e saj të kuzhinës
Dy motra misionare i japin mësim rreth Jezu Krishtit një gruaje dhe djalit të saj të vogël në tryezën e saj të kuzhinës

Çfarë të Prisni nga një Studim i Biblës

words and things

Ata do të japin një mesazh frymëzues

Misionarët do të japin një mesazh shprese dhe paqeje. Në disa raste, mund të keni kërkuar tashmë që të diskutoni për një temë specifike dhe ata do të përqendrohen pikërisht tek ajo. Nëse nuk keni bërë kërkesë për një temë specifike, disa shembuj të asaj për të cilën mund të flasin ata, do të jenë një mesazh rreth Perëndisë dhe dashurisë së Tij për ju, mënyra se si familjet mund të jenë së bashku përgjithmonë apo rëndësia e lutjes. Si pjesë të mesazhit të tyre, ata mund të lexojnë shkrime të shenjta nga Libri i Mormonit, një tjetër libër i shenjtë që na mëson rreth Jezusit.

Ata do t’ju përgjigjen pyetjeve tuaja

Ndërsa flisni me misionarët, jeni të ftuar të bëni çdo pyetje që mund të keni. Qoftë nëse keni pyetje madhore rreth qëllimit të jetës, apo pyetje të posaçme rreth Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, misionarët do t’u përgjigjen me gëzim sa më mirë të munden dhe mund të përdorin shkrime të shenjta, materiale filmike ose materiale të tjera për të ndihmuar. Ne nuk pretendojmë se misionarët kanë përgjigje për çdo pyetje, por ata vërtet që kanë disa mjete që mund t’ju ndihmojnë ju t’i gjeni përgjigjet dhe të afroheni më shumë me Perëndinë.

Dëgjojini Përvojat e të Tjerëve

Ata do t’ju pyesin nëse mund t’ju takojnë përsëri

Misionarët shpresojnë të japin një mesazh që do t’ju frymëzojë dhe që ju do të doni të takoheni sërish me ta. Takimet e tjera do të ndjekin të njëjtin format: ata do të fillojnë me një lutje dhe do t’ju mësojnë më shumë rreth Biblës, Librit të Mormonit, besimit, pendimit dhe doktrinave të tjera kyç të ungjillit të Jezu Krishtit. Nëse nuk jeni të interesuar për të pasur një takim tjetër, askush nuk ju vë nën trysni! Misionarët do ta respektojnë gjithnjë kohën tuaj dhe dëshirën tuaj për t’u takuar ose jo me ta përsëri.

Mësoni më Shumë rreth Kishës, Bindjeve dhe Komunitetit Tonë