Për Shkak të Tij

Jezusi e bëri të mundur që ne ta mposhtim mëkatin dhe vdekjen e të jetojmë sërish me Perëndinë.

Ai bëri atë që asnjë njeri nuk mund ta bënte ndonjëherë

I lindur në mjedisin më të përulur të mundshëm, Jezusi u bë një mësues mjeshtër, shërues dhe shërbestar. Por Ai ishte shumë tepër se aq. Si Biri i Perëndisë, vetëm Ai mund ta paguante çmimin e mëkatit dhe ta mposhtte vdekjen. Ai vdiq, por u ngrit nga varri ditën e tretë. Lajmi i mirë i ungjillit është se Ai jeton dhe, për shkak se Ai jeton, ne të gjithë do të jetojmë përsëri!

Ju mund ta nderoni Jezu Krishtin duke u shërbyer të tjerëve, duke e dashur Perëndinë dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij. I ftojmë të gjithë ta kremtojnë jetën e Tij dhe të tregojnë historinë e Tij plot mrekulli.

Dy motra misionare flasin me një burrë rreth Jezu Krishtit
Do të donim shumë të flisnim më tepër me ju rreth Jezusit
Takohuni me Misionarët