Cili Është Mesazhi i Perëndisë për Mua Sot?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse jeni këtu në tokë, se cili është qëllimi i jetës suaj apo nëse ka jetë pas kësaj jete? Perëndia i ka përgjigjet për këto pyetje dhe Ai dëshiron që ju ta dini të vërtetën për vete. Ju mund ta mësoni mesazhin e Tij drejtuar juve duke studiuar shkrimet e shenjta, duke komunikuar me Të nëpërmjet lutjes dhe duke dëgjuar fjalët e profetëve.

Një çift ulet në tryezën e vet të kuzhinës duke studiuar mesazhin e Perëndisë për të

Perëndia ende na flet

Gjatë kohëve të vështira, ne mund të ndihemi të humbur ose madje të braktisur nga Perëndia. Shumë njerëz pyesin a është Perëndia në dijeni për ne dhe a na udhëheq dhe udhërrëfen Ai.

Por Perëndia vërtet jeton dhe Ai na flet. Ai është po i njëjti Perëndi që shpëtoi Noeun nga përmbytja, që ndau Detin e Kuq dhe që e udhëhoqi Izraelin për në tokën e premtuar. Dhe Ai ka fuqinë për të bërë mrekulli në jetën tuaj gjithashtu. Ai do t’i dëgjojë dhe do t’u përgjigjet lutjeve tuaja. Ai do t’ju udhërrëfejë gjatë jetës. Ai do t’ju ndihmojë ta mësoni mesazhin e Tij për ju nëse përpiqeni ta gjeni Atë.

Bëni pyetje gjatë lutjes

Perëndia gjithmonë i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve tona. Në librin e Mateut, Jezusi jep këtë premtim: “Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet” (Mateu 7:7). Perëndia dëshiron të na bekojë. Ai dëshiron të na udhëheqë, të na udhërrëfejë e mësojë. Por Ai nuk u përgjigjet shpesh pyetjeve që ne nuk ia bëjmë kurrë. Tregojeni besimin tuaj te Perëndia duke komunikuar me Të nëpërmjet lutjes. Pyeteni se çfarë dëshiron Ai për ju në jetë. Përgjigjja mund të mos ju vijë menjëherë apo në mënyrën në të cilën e prisni, por ajo do të vijë.

Lexojeni fjalën e Perëndisë

Shkrimet e shenjta janë të mbushura me ndërveprimet e Perëndisë me fëmijët e Tij. Si në Bibël edhe në Librin e Mormonit na mësohet se kush është Perëndia, se si mund të zhvillojmë një marrëdhënie me Të dhe se si mund të kthehemi për të jetuar një ditë me Të. Perëndia është i njëjti dje, sot e përjetë (shihni te Hebrenjve 13:8), ndaj fjalët dhe urdhërimet e Tij janë të rëndësishme për ne.

Bëhuni më të Afërt me Jezusin duke studiuar Biblën dhe Librin e Mormonit

Gjeni pikëpamje të reja shpirtërore ndërsa studiojmë jetën dhe mësimet e Jezusit nga Bibla e Shenjtë dhe Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Bëni kërkesë për një studim përmes internetit ose në prani fizike me misionarët.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë

Dëgjojini profetët

Që në kohët e lashta, Perëndia ka thirrur profetë për ta udhëhequr popullin e Tij. Një profet është një person që është thirrur nga Perëndia për t’i dhënë udhërrëfim të gjithë botës. Ndonëse urdhërimet e Perëndisë nuk ndryshojnë kurrë, rrethanat që hasim në botë, janë gjithmonë në ndryshim e sipër. Nëpërmjet profetëve, Perëndia na ndihmon të dimë se si të gjejmë drejtim për sfidat dhe sprovat e pashoqe të kohës sonë. Duke i studiuar fjalët e profetëve, apostujve dhe udhëheqësve të tjerë të frymëzuar, ju mund të mësoni se cili është mesazhi i Perëndisë për ju sot.

Dëgjoni se si e Kanë Ndier të Tjerët Drejtimin dhe Dashurinë nga Perëndia

Çfarë do Perëndia që të dini?

Ndërkohë që me siguri do të hasni situata dhe sfida të pashoqe në jetën tuaj, ka disa të vërteta të rëndësishme të ungjillit që janë të vërteta për gjithkënd. Perëndia dëshiron që ju të dini se jeni fëmija i Tij. Ai ka një plan për ju. Ai do që ju të ndiheni plot shpresë, të rëndësishëm dhe që jeni bij e bija të dashura për Të – sepse të tillë jeni.

Ju keni një qëllim

Si në Bibël, edhe në Librin e Mormonit na mësohet se përpara kësaj jete, ne jetuam me Perëndinë. Asnjëri prej nesh nuk është këtu rastësisht. Ne erdhëm në tokë për të marrë një trup, për të mësuar se si të bëjmë zgjedhje të mira, për t’u vënë në provë dhe për t’u rritur. Ekzistenca jonë nuk do të mbarojë pas vdekjes. Ne të gjithë do të ringjallemi ashtu siç u ringjall Jezusi. Nëse zgjedhim që ta ndjekim Jezusin në këtë jetë, ne do të mund të kthehemi për të jetuar me Të dhe Atin tonë Qiellor.

Ju mund të jeni të lumtur

Në Librin e Mormonit na mësohet se “njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim” (2 Nefi 2:25). Perëndia dëshiron që ju të jeni të lumtur dhe qëllimi është të jeni të tillë. Kur besoni tek Ai dhe bëni çmos për t’i zbatuar urdhërimet e Tij, ju do të gjeni gëzim dhe do të keni shpresë për të ardhmen.

Gjeni Mënyra të Tjera për të Ndërtuar një Marrëdhënie me Perëndinë