Si Veprojnë së Bashku Bibla dhe Libri i Mormonit
Që të dy librat mund t’ju ndihmojnë të afroheni më shumë me Jezu Krishtin dhe të mësoni më shumë rreth ungjillit të Tij.
Bibla është fjala e Perëndisë
Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, si shumë njerëz nëpër botë, gjejnë ngushëllim e frymëzim në Bibël. Ne besojmë se ajo është fjala e shenjtë e Perëndisë dhe një anal i shenjtë i shërbesës së Jezusit në tokë. Ne i çmojmë së tepërmi mësimet e saj.
Në Bibël, Apostulli Pal dha mësim: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 Korintasve 13:1). Kur Perëndia na mëson një parim të rëndësishëm, Ai dërgon një burim tjetër për ta vërtetuar atë. Libri i Mormonit është një dëshmi e dytë për mësimet që gjenden në Bibël.
Libri i Mormonit: Një dëshmi tjetër
Ashtu si Perëndia i foli Moisiut dhe Noeut në Bibël, Ai u foli edhe njerëzve në kontinentin amerikan. Këta burra e shkruan fjalën e Perëndisë. Shkrimet e tyre përfundimisht u mblodhën në një libër, Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Libri i Mormonit është provë se Perëndia i do të gjithë fëmijët e Tij anekënd botës.
Bibla dhe Libri i Mormonit e përkrahin njëri‑tjetrin
Edhe Bibla, edhe Libri i Mormonit dëshmojnë për Jezu Krishtin dhe na mësojnë ungjillin e Tij. Secili libër përkrah mësimet e tjetrit. Që të dy përshkruajnë ndërveprimet e Perëndisë me njerëz në një zonë të ndryshme të botës dhe na mësojnë të njëjtat parime. Libri i Mormonit pohon atë që Bibla thotë për Jezu Krishtin dhe qartëson shumë doktrina të tjera të krishtera. Të dy librat janë provë që Perëndia jeton dhe dëshiron t’i ndihmojë të gjithë fëmijët e Tij.
Një fragment te Libri i Mormonit na mëson për lidhjen ndërmjet këtyre dy librave të shenjtë:
“Prandaj … mbahuni në ungjillin e Krishtit, që do t’u nxirret para, jo vetëm në këtë anal, por edhe në analin që do t’u vijë Johebrenjve nga Judenjtë [Bibël], anal që do t’ju vijë juve nga Johebrenjtë.
Pasi vini re, ky [Libri i Mormonit] është shkruar me qëllim që ju të mund të besoni në të [Bibël]; dhe në qoftë se besoni në të, ju do besoni këtë gjithashtu; dhe në qoftë se besoni këtë, ju do të dini në lidhje me etërit tuaj dhe gjithashtu veprat e mrekullueshme që u bënë nëpërmjet fuqisë së Perëndisë mes tyre (Mormoni 7:8–9).”
Nga Bibla apo nga Libri i Mormonit?
A mund të hamendësoni se në cilin libër gjendet secili nga fragmentet? Kthejeni kartën në anën e kundërt për të parë se cilit libër i përket secili varg.
Arrini një kuptueshmëri më të mirë me të dy librat bashkë
Duke e studiuar si Librin e Mormonit edhe Biblën, ju mund të fitoni një kuptueshmëri më të mirë për atë se kush është Perëndia dhe çfarë dëshiron Ai për ju. Së bashku, librat përmbajnë mijëra vite frymëzimi, udhërrëfimi dhe udhëzimi. Edhe pse ata u shkruan shumë kohë më parë, ju ende mund të zbuloni mësime që gjejnë zbatim për ju sot.
Si fillim, lexoni vargje për temat e mëposhtme edhe nga Bibla, edhe nga Libri i Mormonit, dhe shihni se si mund të fitoni ide të mëtejshme duke i përdorur të dy tekstet.