Çfarë Është Bibla e Shenjtë?

Bibla është një libër i shenjtë që përmban fjalën e Perëndisë. Nëpër të gjitha faqet e saj, Bibla e Shenjtë na mëson se Perëndia kurrë nuk resht së dashuri fëmijët e Tij.

Bibla e Shenjtë
Bibla e Shenjtë

Çfarë Është Bibla e Shenjtë?

Bibla është fjala e Perëndisë

Bibla është një koleksion librash të shenjtë të shkruar nga profetë dhe historianë të lashtë. Këta autorë e mbajtën shënim marrëdhënien mes Perëndisë dhe popullit të Tij për më shumë se 4000 vjet. Fjalët e tyre të frymëzuara përbëjnë atë që ne sot e njohim si Bibla e Shenjtë.

Bibla na mëson për Jezusin

Jezu Krishti është Biri i Perëndisë i cili erdhi në tokë për të na shpëtuar nga mëkati, trishtimi, vetmia, dhembja e të tjera. Jezusi dha mësime të bukura rreth shërbimit dhe dashurisë, dhe kreu mrekulli të shumta ndërkohë që ishte në tokë. Në Bibël, ne mund t’i lexojmë këto histori dhe të fillojmë të dimë se si mund t’i kapërcejmë gjërat e vështira me ndihmë nga Jezusi.

Është këtu për të ndihmuar

Zbatimi i mësimeve që gjenden në Bibël na ndihmon të dimë se kush është Perëndia, të mësojmë nga njerëzit e mirë që e deshën Atë, dhe të kuptojmë më mirë se si dëshiron Ai që të jetojmë.

Dhjetë Urdhërimet

Në Bibël, Perëndia i dha popullit të Tij dhjetë urdhërime ose ligje sipas të cilave të jetonin. Këto urdhërime kërkojnë nga ne që ta duam Perëndinë dhe t’i trajtojmë të tjerët me respekt. Ne nuk duhet të gënjejmë, vjedhim, vrasim ose shkelim besnikërinë bashkëshortore (shihni tek Eksodi 20). Perëndia ende pret prej nesh që t’i zbatojmë Dhjetë Urdhërimet sot.

Një ligj më i lartë

Te Dhiata e Re, Jezusi na tregoi një mënyrë më të mirë se si ta ndjekim Perëndinë. Ai dha mësim se përveç zbatimit të urdhërimeve, ne duhet gjithashtu t’i mbajmë të pastra mendimet dhe zemrat tona. Thelbi i besimit te Jezusi është zbatimi i dy urdhërimeve të Tij të mëdha: të duam Perëndinë dhe të duam të afërmin tonë si vetja.

Ju keni dëgjuar se qe thënë: ‘Duaje të afërmin tënd dhe urreje armikun tënd’. Por unë po ju them: ‘Duani armiqtë tuaj’.” – Mateu 5:4344

Bibla na mëson për dashurinë

Më e rëndësishmja, Bibla na mëson dashurinë. Ndërsa lexojmë histori për dashurinë në Bibël, ne mund të bëhemi më shumë si Jezusi. Ne mund të kujdesemi më shumë, të shërbejmë më shumë dhe të falim më shumë. Ne mund të gjejmë dashuri për Perëndinë, të afërmit tanë dhe madje armiqtë tanë.

Le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia.” – 1 Gjon 4:7

Një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit

Anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme besojnë edhe në një libër tjetër të shenjtë nga Perëndia: Libri i Mormonit. Sikurse Bibla, ai na mëson rreth Jezusit dhe na ndihmon t’u japim përgjigje disa prej pyetjeve më të vështira të jetës. Së bashku, Bibla dhe Libri i Mormonit na japin një kuptueshmëri më të madhe për Shpëtimtarin tonë dhe dashuri më të madhe për Të.

Bibla dhe Libri i Mormonit qëndrojnë së bashku duke dëshmuar për njëri‑tjetrin
Si Veprojnë së Bashku Bibla dhe Libri i Mormonit
Mësoni më Shumë

Pyetje të Zakonshme

Më poshtë janë pyetjet që bëhen shpesh rreth anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Klikoni këtu për të parë listën e plotë.

Mësoni më Shumë rreth Biblës