Dhjetë Urdhërimet

Perëndia na dha urdhërime, ose rregulla, për t’i ndjekur që të mund të jetojmë një jetë më të lumtur. Dhjetë Urdhërimet gjejnë zbatim në kohën e sotme po aq sa gjenin zbatim në kohën e Moisiut. Do të ishim të mençur nëse jo veç i mësojmë ato, por dhe jetojmë sipas tyre.

Një grua shpjegon këshillat për t’i mësuar Dhjetë Urdhërimet
Një grua shpjegon këshillat për t’i mësuar Dhjetë Urdhërimet

Marifeti për të Mësuar Përmendsh Dhjetë Urdhërimet

Nga erdhën ato?

Pasi Perëndia e çliroi Izraelin e lashtë nga skllavëria dhe e nxori nga Egjipti nëpërmjet dorës së Moisiut, Ai iu dha atyre ligje sipas të cilave të jetonin. Dhjetë ligje shumë të rëndësishme mund të gjenden tek Eksodi 20 në Bibël. Ato njihen si Dhjetë Urdhërimet dhe Perëndia ende pret nga ne, fëmijët e Tij, që t’i zbatojmë ato. Domethënë nga të gjithë ne.

1

“Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.” – Eksodi 20:3

Perëndia do atë që është më e mira për ju. Nëse vini diçka tjetër përpara Tij në jetën tuaj, është më e vështirë për Të që t’ju bekojë.

2

“Nuk do të bësh skulpturë … të asnjë gjëje.” – Eksodi 20:4

Çdo gjë që e adhuroni më shumë se Perëndinë, është një “skulpturë ose shëmbëlltyrë”. Makinat, veshjet, sportet dhe madje punët tona janë gjëra të rrezikshme për t’u adhuruar pasi ato mund të na merren dhe ato ofrojnë vetëm gëzim dhe kënaqësi të përkohshme. Perëndia na gjendet gjithmonë pranë dhe është burimi i lumturisë afatgjatë.

3

“Nuk do ta përdorësh emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot.” – Eksodi 20:7

Kjo mund të nënkuptojë përdorimin e emrit të Perëndisë si një fjalë sharjeje ose mund të nënkuptojë që të thoni se jeni i krishterë, por nuk jetoni ose veproni ashtu si Jezusi do të donte që ju të vepronit.

4

“Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.” – Eksodi 20:810

E diela, ose dita e Shabatit, është një ditë që ne të gjithë mund të shkojmë në kishë, të adhurojmë Perëndinë dhe të mësojmë se si të jemi njerëz më të mirë dhe të krishterë më të mirë. Mbajtja e shenjtë e saj do të thotë që të bëjmë më të mirën për ta kujtuar Atë gjatë gjithë ditës.

5

“Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde.” – Eksodi 20:12

Është e rëndësishme të tregojmë respekt për prindërit tanë. Kjo mund të shfaqet në mënyra të ndryshme për secilin, por ne gjithmonë duhet të përpiqemi t’i duam dhe të kujdesemi për ata që u kujdesën për ne fillimisht.

6

“Nuk do të vrasësh.” – Eksodi 20:13

Një rregull i thjeshtë, por i rëndësishëm për çdo njeri.

7

“Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.” – Eksodi 20:14

Burrat e gratë i bëjnë premtime njëri‑tjetrit kur martohen. Këto premtime janë të rëndësishme dhe shkelja e tyre shkakton trishtim të thellë. Mbajtja e atyre premtimeve i ndihmon burrat e gratë që të kenë martesë të lumtur dhe jetë të lumtur.

8

“Nuk do të vjedhësh.” – Eksodi 20:15

Është e rëndësishme për Perëndinë që fëmijët e Tij të jenë të ndershëm me njëri‑tjetrin. Të marrësh ndonjë gjë që nuk të përket, është vjedhje dhe është kundër urdhërimit të Tij.

9

“Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.” – Eksodi 20:16

Nëse e gënjeni dikë, ose thjesht nuk e përmendni të vërtetën, ju po “bë[ni] dëshmi të rreme” dhe mund t’i lëndoni të tjerët. Edhe nëse ia hidhni me një gënjeshtër, ju e lëndoni veten shpirtërisht dhe e largoni veten nga Perëndia.

10

“Nuk do të dëshirosh [me lakmi].” – Eksodi 20:17

Të dëshirosh me lakmi do të thotë të jesh ziliqar për diçka që e ka dikush tjetër, që ju e dëshironi me patjetër. Të dëshiruarit me lakmi e bën një njeri të mjeruar dhe nuk e lejon ta vërë Perëndinë të parin. Ky urdhërim ju ndihmon që të mos bini pre e këtij zakoni të keq.

Mësoni më Shumë rreth Biblës, Perëndisë dhe Dashurisë së Tij