#DukeNisurNgaSot, Gjeni Më Shumë Nëpërmjet Jezu Krishtit

Duke nisur nga sot, ju ftojmë të ndaleni dhe të reflektoni, të rifilloni, të rivlerësoni dhe të merrni sërish në konsideratë se çfarë ka vërtet rëndësi në jetën tonë. Historia e Jezu Krishtit në lidhje me Pashkën flet për faljen, përtëritjen dhe fillimet e reja që janë përherë të mundura. Kudo që jemi dhe me çfarëdo që të përballemi, jeta dhe shembulli i Tij ofrojnë shpresë, shërim dhe një rrugë përpara, has pas hapi.

Bëjeni Pashkën Tuaj më Kuptimplotë

Gjeni një lidhje më të thellë me Jezu Krishtin këtë Pashkë me këto burime.

Ajo që ne Besojmë rreth Pashkës

Pashka është një kremtim i gëzueshëm i asaj që është e mundur për shkak të Jezu Krishtit. Për shkak të Tij, ne mund të kemi një fillim të ri teksa pendohemi dhe marrim falje për mëkatet tona. Ne mund të jetojmë me Perëndinë dhe me njerëzit tanë të dashur përgjithmonë. Mund ta presim të ardhmen me shpresë dhe një fillim të ri.

Eine junge Frau lächelt und genießt den Sonnenschein in einem Wald
Jezu Krishti Është Biri i Perëndisë
Ne besojmë se Jezu Krishti është Biri i mirëfilltë i Perëndisë, që u dërgua në tokë për të na shëlbuar nga mëkati dhe vdekja. Ai me dëshirë mori përsipër rolin e Shpëtimtarit tonë për të ndihmuar që të përmbushej plani i lumturisë që ka Perëndia për fëmijët e Tij.
Ai ju Kupton Përsosurisht
Jezusi vuajti për të gjitha mëkatet tona kur u lut në Kopshtin e Gjetsemanit dhe kur e varën në kryq që të vdiste. Ai fitoi një kuptueshmëri të përsosur dhe hyjnore për gjithçka që ju keni përjetuar ndonjëherë.
Ai Vdiq për Ju në Kryq në Kalvari
Flijimi përfundimtar i Shpëtimtarit për të gjithë ne, të cilin e quajmë Shlyerja, bën të mundur që të pendohemi dhe të marrim falje për mëkatet tona, duke na bërë të denjë për të jetuar me Perëndinë sërish një ditë.
Ai u Ringjall që Ju të Mund të Jetoni Përsëri
Fitorja e Jezu Krishtit mbi vdekjen nëpërmjet Ringjalljes së Tij bën të mundur që ne të gjithë të jetojmë përsëri. Nëse e jetojmë ungjillin e Krishtit, mund të presim me padurim që të jetojmë me Perëndinë dhe familjet tona në përjetësi.
Jezu Krishti Jeton Ende Sot
Jezu Krishti është një Qenie e gjallë, e ringjallur. Ai i udhëheq dhe i udhërrëfen profetët dhe apostujt e Tij sot nëpërmjet Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ne besojmë se Ai do të kthehet në tokë përsëri dhe do të mbretërojë në paqe.

Pyetje të Zakonshme rreth Pashkës

Kërkoni një Vizitë

Kërkoni një vizitë nga misionarët.

Emri
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Mbiemri
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Adresa e Postës Elektronike
Ju lutemi, shkruani një vlerë