Çfarë Janë Tempujt?

Tempujt janë mirëfilli shtëpi të Zotit dhe të vetmet vende në tokë ku familjet mund të bashkohen së bashku përgjithmonë. Në tempuj, ne bëhemi më të afërt me Atin tonë Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin.

Një nuse, një dhëndër duke vështruar tempullin

Përse kanë tempuj shenjtorët e ditëve të mëvonshme?

Tempujt kanë ekzistuar prej një kohe të gjatë. Bibla na thotë se Moisiu kishte një tabernakull, Salomoni ndërtoi një tempull të bukur dhe Jezusi dha mësim në tempullin në Jerusalem. Sot, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme ndërton tempuj kudo nëpër botë të cilët na lidhin me familjet tona për përjetësinë dhe na përgatitin që të jetojmë me Perëndinë përfundimisht.

Në qindra tempuj anembanë botës, anëtarë besnikë të Kishës gjejnë mundësi për reflektim paqësor dhe për të mësuar më shumë rreth planit të Perëndisë për lumturinë dhe rolit të Jezu Krishtit në atë plan. Adhurimi në tempull na mëson se kush jemi dhe cilët mund të bëhemi.

Brenda tempujve, familjet mund të bashkohen për përjetësinë. Njerëzit mund të kryejnë ordinanca shpëtuese të tilla si pagëzimi për paraardhësit e tyre të cilët vdiqën pa atë mundësi, duke i vënë në dispozicion të të gjithëve bekimet më të mëdha të Perëndisë, pavarësisht se kur apo ku u lindën.

Një çift i martuar në një tavolinë pikniku
Një çift i martuar në një tavolinë pikniku

The Joy of Temple Sealings [Gëzimi i Vulosjeve në Tempull]

1:15

Bekimet e tempullit

Për shkak se çdo tempull është shtëpia e Zotit, ne mund të ndiejmë një afërsi të veçantë me Perëndinë kur shkojmë atje. Në tempuj, ne bëjmë premtime të shenjta për të qenë të bindur ndaj Perëndisë dhe për të sakrifikuar për Perëndinë, për ta ndjekur ungjillin e Jezu Krishtit, për të jetuar jetë të virtytshme dhe për t’ia përkushtuar atë që kemi qëllimeve të Perëndisë. Duke e bërë këtë, ne përjetojmë gëzim e paqe dhe marrim fuqi shpirtërore për t’u përballur me sfidat e jetës.

Tempulli është gjithashtu vendi ku mund të marrim bekimet më të mëdha që Perëndia ka për të na dhënë, përfshirë mundësinë që të jetojmë përgjithmonë me familjet tona, edhe pasi të vdesim. Ne gjithashtu mund t’i nderojmë dhe t’u shërbejmë njerëzve tanë të dashur që kanë ndërruar jetë, duke i siguruar këto bekime për ta, teksa veprojmë në emër të tyre.

Një bekim profetik

Presidenti Rasëll M. Nelson, profet dhe President i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, premtoi se ata që adhurojnë në tempull, do të marrin përgjigje për lutjet, si dhe besim, forcë, ngushëllim, njohuri dhe fuqi më të madhe nga Perëndia.

Ai tha: “Asgjë nuk do t’ju mbrojë më shumë teksa hasni mjegullat e errësirës së botës. Asgjë nuk do ta përforcojë më shumë dëshminë tuaj për Zotin Jezu Krisht dhe Shlyerjen e Tij ose t’ju ndihmojë ta kuptoni planin e madhërishëm të Perëndisë. Asgjë nuk do ta qetësojë më shumë shpirtin tuaj gjatë kohëve të dhembjes. Asgjë nuk do t’i hapë më shumë qiejt. Asgjë! Tempulli është porta për te bekimet më të mëdha që Perëndia ka në ruajtje për secilin prej nesh” (“Ngazëllehuni nga Dhurata e Çelësave të Priftërisë”, Liahona, maj 2024).

Mësoni se si familja juaj mund të jetë së bashku përgjithmonë

Misionarët mund t’iu përgjigjen pyetjeve tuaja rreth tempujve dhe të tregojnë se si ungjilli i Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojë të keni marrëdhënie të forta, afatgjata familjare.

Emri i plotë
Ju lutemi, shkruani një vlerë
Vendi
Ju lutemi, përzgjidhni një vend
Adresa
Ju lutemi, shkruani një adresë
Numri i telefonit
Ju lutemi, shkruani një vlerë

Pyetje të Zakonshme

Më poshtë janë pyetjet që bëhen shpesh rreth anëtarëve të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. A doni të lexoni më shumë? Shiheni listën tonë të plotë me pyetje të zakonshme.

Mësoni më Shumë rreth Forcimit të Marrëdhënies Suaj me Perëndinë dhe Familjen Tuaj