5 Mësime nga Bibla për Ne Sot

Ka shumë gjëra që mund të mësojmë rreth jetës bashkëkohore nga një libër i lashtë. Mësimet e shënuara në Bibël nuk ishin veç për njerëzit që jetuan gjatë kohëve të lashta. Ato janë ende aktuale për ne sot. Këtu janë pesë mësime nga Bibla që mund t’ju ndihmojnë në botën e sotme.

Jezu Krishti duke dhënë mësim Predikimin në Mal, mësime nga Bibla për kohën e sotme
1

Duajeni njëri‑tjetrin

Jezusi ishte i motivuar nga dashuria për të gjithë fëmijët e Perëndisë. Ne mund ta drejtojmë vështrimin nga Ai si shembulli i përkryer i mënyrës se si t’u tregojmë dashuri njerëzve që na rrethojnë.

2

Kini besim te Perëndia

Pavarësisht se çfarë sfidash hasim në jetë, nëse i drejtohemi Perëndisë, Ai do t’i përdorë ato që të na japë mësim dhe të na bëjë më të ngjashëm me Të. Në Bibël, ne mësojmë se një mënyrë për të treguar besim është t’i mirëbesojmë atij procesi.

3

Ju mund të merrni falje

Jezusi vuajti dhe vdiq për ne. Kjo do të thotë që kur zotohemi ta ndjekim Atë, ne mund të pendohemi, t’ia nisim nga e para dhe të bëhemi njerëz më të mirë. Mësoni më shumë rreth asaj çfarë falja dhe pendimi do të thonë për ju.

Jezu Krishti e ngushëllon dhe e fal një grua të akuzuar për shkelje kurore, një mësim nga Bibla
4

Perëndia dëshiron që ju të jeni të lumtur

Perëndia do që ne të përjetojmë gëzim. Edhe pse një jetë e lumtur mund të ketë tipare paksa ndryshme për njerëz të ndryshëm, themeli i lumturisë së vërtetë ndërtohet mbi Shpëtimtarin Jezu Krisht.

Sarit Kaçatoriani shpjegon se si mësimet e Biblës ia kanë përmirësuar jetën
Sarit Kaçatoriani shpjegon se si mësimet e Biblës ia kanë përmirësuar jetën

Sarit Kaçatoriani Flet për Biblën

5

Përkrahini të tjerët me dashuri

Komuniteti është më shumë sesa të jetuarit në afërsi – është të kesh dashuri për njëri‑tjetrin. Komuniteti përfshin të ofruarit e përkujdesjes gjithkujt që na rrethon. Do të thotë të kemi miq, fqinjë dhe familjarë që na përkrahin.

Një familje në një bashkësi merr mësime nga Bibla

Jini Pjesë e Komunitetit Tonë

Gjeni një kishë afër jush.

Eksploroni më Shumë Tema