Familjet Janë Thelbësore në Planin e Perëndisë
Perëndia e bëri tepër të qartë se familjet janë të rëndësishme kur Ai krijoi Adamin dhe Evën. Bibla e Shenjtë i quan ata “burr[ë] e grua…” (Zanafilla 2:25) dhe urdhërimi i parë që Perëndia u dha atyre, ishte që të bëheshin me fëmijë (shihni te Zanafilla 1:28).
Cili është qëllimi i familjes?
Familjet janë thelbësore në planin e Perëndisë për fëmijët e Tij. Ato janë njësia themelore për ndërtimin e shoqërive të forta. Familjet janë vendi ku mund të ndiejmë dashuri e të mësojmë se si t’i duam të tjerët. Jeta është e vështirë dhe ne kemi nevojë për njerëz tek të cilët mund të mbështetemi. Shtëpia është një strehë e sigurt ku mund të marrim dashuri, këshillë dhe përkrahje.
Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës
Në vitin 1995, Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nxori një deklaratë zyrtare rreth rëndësisë së familjeve. Dokumenti përvijon përgjegjësitë e etërve dhe nënave dhe trajton tema kyç të tilla si martesa, gjinia, prindërimi dhe marrëdhëniet seksuale. Lexojini pjesët spikatëse më poshtë ose lexojeni të gjithë tekstin këtu.
Pjesë të shkëputura nga “Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”
“Martesa midis një burri dhe një gruaje shugurohet nga Perëndia”
“Plani hyjnor i lumturisë mundëson që marrëdhëniet familjare të vazhdojnë përtej varrit.”
“Perëndia ka urdhëruar që fuqitë e shenjta të krijimit të jetës duhet të përdoren vetëm midis burrit dhe gruas, ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte.”
“Prindërit kanë një detyrë të shenjtë për t’i rritur fëmijët e tyre me dashuri dhe drejtësi, për t’ua plotësuar nevojat e tyre fizike dhe shpirtërore dhe për t’i mësuar ata ta duan e t’i shërbejnë njëri-tjetrit.”
“Fëmijët kanë të drejtën të linden nga prindër brenda lidhjeve të martesës dhe të rriten nga një atë dhe një nënë të cilët i nderojnë me besnikëri të plotë betimet e martesës.”
“Etërit dhe nënat kanë detyrimin ta ndihmojnë njëri‑tjetrin si partnerë të barabartë.”
“Ne paralajmërojmë se individët që i shkelin besëlidhjet e dëlirësisë, që i keqtrajtojnë bashkëshorten apo bashkëshortin ose pasardhësit apo që nuk arrijnë t’i përmbushin përgjegjësitë familjare, do të qëndrojnë një ditë përgjegjës përpara Perëndisë.”
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve dhe zyrtarëve të përgjegjshëm të qeverive kudo që janë, të nxitin ato masa të krijuara për të ruajtur dhe forcuar familjen si njësia themelore e shoqërisë.”
Perëndia është Ati ynë Qiellor
Familja jonë këtu në tokë është e organizuar si familja jonë në qiell. Ashtu siç mund të shkojmë te prindërit tanë për këshilla, Ati ynë Qiellor na gjendet gjithmonë për të na dhënë ndihmë. Kur lutemi, Ai dëgjon dhe Ai jep përgjigje.
“Dhe gjithçka [që] të kërkoni në lutje, duke pa[s]ur besim, do të merrni.” – Mateu 21:22
Perëndia na do kaq shumë. Ai na do edhe kur bëjmë gabime, dhe gjithmonë na fton krahëhapur që të kthehemi tek Ai. Ne arrijmë sadopak ta kuptojmë dashurinë e përkryer të Atit tonë Qiellor për ne nga dashuria e thellë që shumë prindër kanë për fëmijët e tyre. Ne të gjithë mund ta provojmë dashurinë e Atit Qiellor ndërsa afrohemi më shumë me Të, dhe ne mund t’ia shprehim atë dashuri familjeve tona.
Eksplorojeni Gjithçka që Kisha Jonë Ka për të Ofruar për Ju dhe Familjen Tuaj
Programe Për Fëmijët dhe Rininë
Materiale Filmike Lartësuese Shpirtërisht rreth Besimit dhe Familjes
Planifikoni një Mbrëmje Familjare
Përse Është e Rëndësishme Historia Familjare?
Familja Juaj Mund të Jetë Bashkë Përgjithmonë
Gjeni një Kishë të Përqendruar te Familja Afër Jush
Mësoni rreth Dashurisë së Perëndisë
Cilat Janë Bindjet Tona Themelore?