Sakramenti

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjeve tona të së dielës është sakramenti (në ngjashmëri me kungatën), kur kushtojmë kohë për të reflektuar për Jezusin dhe flijimin e Tij për ne.

Një e re merr një gotë nga tabakaja e sakramentit duke përtërirë besëlidhjet e saj të pagëzimit me Perëndinë

Simbole të Jezusit

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjeve tona të së dielës është sakramenti (në ngjashmëri me kungatën). Çdo javë, bekohet buka dhe uji dhe i ofrohen bashkësisë. Është një kohë kur njerëzit mund të përsiatin, të mendojnë rreth Jezu Krishtit dhe të ndihen të afërt me Perëndinë.

Ndërsa i hamë dhe i pimë këto elemente simbolike, ne premtojmë që ta kujtojmë flijimin e Jezusit dhe të përpiqemi fort për t’i zbatuar urdhërimet e Tij. Është një mundësi e mrekullueshme që ta ndiejmë dashurinë e Perëndisë për ne dhe që ta ftojmë Shpirtin e Shenjtë të na udhërrëfejë dhe ngushëllojë.

Sakramenti i parë

Natën përpara Kryqëzimit të Tij, Jezusi u takua me apostujt e Vet dhe krijoi sakramentin. Ai mori bukën, e bekoi dhe e theu atë, dhe ua dha atyre, duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim” (Lluka 22:19). Pastaj Ai mori verë, e bekoi dhe ua kaloi atyre, duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju” (Lluka 22:20).

Jezu Krishti administron sakramentin e parë tek Apostujt e Tij gjatë Darkës së Fundit

Sot, ne e marrim sakramentin si një kujtesë e përjavshme për flijimin e bërë nga Jezu Krishti, gjë që na lejon të marrim falje për mëkatet tona dhe të jetojmë sërish pasi të vdesim.

Premtimet dhe Bekimet e Sakramentit

Çdo javë, ndërsa marrim sakramentin, ne i bëjmë premtime të posaçme Perëndisë dhe Ai premton të na bekojë kur bindemi.

Jezu Krishti u mëson dishepujve të Tij mbi rëndësinë e marrjes mbi vete të emrit të Tij si pjesë të sakramentit
Marrim mbi vete emrin e Jezusit

Të marrim mbi vete emrin e Jezusit do të thotë që ne përpiqemi ta përfaqësojmë Jezusin nëpërmjet fjalëve dhe veprave tona.

Jezu Krishti u tregon dishepujve të Tij shenjat në duart e Tij duke u mësuar që ta kujtojnë gjithmonë Atë
Kujtojeni Atë

Kjo do të thotë që ne përpiqemi fort ta kujtojmë flijimin e Krishtit për ne dhe bekimet e shumta që kemi për shkak të Tij.

Jezu Krishti u mëson dishepujve të Tij t’i zbatojnë urdhërimet e Tij ndërkohë që është i ulur në malin e ullinjve
Zbatojmë urdhërimet e Tij

Në shkrimet e shenjta dhe nëpërmjet profetëve bashkëkohorë, ne kemi urdhërime, ose ligje, sipas të cilave të jetojmë. Këto urdhërime kërkojnë nga ne që ta duam Perëndinë dhe t’i trajtojmë të tjerët me respekt.

Drita e diellit shkëlqen përmes majave të pemëve të një pylli
Të kemi gjithmonë Shpirtin e Tij me vete

Nëse i mbajmë zotimet që ia kemi bërë Zotit, neve na premtohet udhërrëfim e ngushëllim nga Shpirti i Tij i Shenjtë. Pasja e Shpirtit të Shenjtë me vete është një nga bekimet më të mëdha në këtë jetë.

Jezu Krishti ndihmon një grua të ngrihet nga toka duke ia falur mëkatet
Marrim falje për mëkatet tona

Për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit, ne mund të marrim falje për mëkatet tona. Çdo javë kur marrim sakramentin, ne mund të përqendrohemi sërish te Shpëtimtari, të përtërijmë premtimet tona dhe të pendohemi për gabimet që kemi bërë.

words and things

Komuniteti Ynë Është i Përqendruar te Jezu Krishti. Mësoni me Ne ndërsa Përpiqemi ta Ndjekim Atë.