Të Duam të Afërmin Tonë

Ne përpiqemi fort të ndjekim shembullin e Jezu Krishtit për të ushqyer të uriturit, për të pritur të huajt dhe për të veshur të zhveshurit anembanë globit dhe në komunitetet vendore.

Shërbimi Global: Përpjekjet Tona Humanitare

Që prej vitit 1985, dhurimet në kohë dhe para na kanë lejuar t’u japim ndihmë miliona njerëzve në 197 vende e territore.

Njerëz u japin ushqim të tjerëve në nevojë duke kryer një vepër shërbimi
Ushqyerja e të uriturve

Ne përcaktojmë dhe shfrytëzojmë burimet vendore për t’iu përgjigjur sfidave për sigurinë ushqimore. Projektet tona shpesh kanë si objektiv familjet, por ne gjithashtu bashkëpunojmë me organizata për të ndihmuar komunitete në tërësi.

Dy persona marrin ujë të pijshëm, të pastër nga një pus
Mundësimi i ujit të pastër për të gjithë

Ne vlerësojmë burimet natyrore në një zonë dhe punojmë që të krijojmë sisteme furnizimi me ujë e kanalizime sanitare që ndërtohen me teknologjinë vendore dhe mirëmbahen nga komuniteti.

Një mjeke ekzaminon sytë e një fëmije
Ndihma ndaj të gjithëve që të shikojnë

Që prej vitit 2003, më shumë se 550 000 njerëz, anembanë botës, kanë përfituar prej projekteve për kontrollin e syve nga Latter-day Saint Charities [Organizata Bamirëse e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme].

Një grua e merr në krah fëmijën e saj teksa ajo buzëqesh
Ndihma ndaj refugjatëve

Ne i jemi përgjigjur krizës së refugjatëve duke zhvilluar një qasje në tri drejtime: asistencë e menjëhershme, ndihmë afatgjatë dhe përkrahje për strehim.

Furnizime të ndihmës së parë për shpërndarje te njerëzit në nevojë
Përgjigjja ndaj urgjencave

Kur burimet vendore janë në vështirësi, ne sigurojmë burimet bazë të nevojshme për mbijetesë, të tilla si ushqim, ujë, strehim, veshmbathje e të tjera.

words and things

Keni Nevojë për një Dorë Ndihmëtare? Misionarët Mund të Ndihmojnë.

Misionarët janë vullnetarë që japin shërbim anembanë botës si edhe drejt e në lagjen tuaj.

Dy djem misionarë përshëndetin një burrë në rrugë duke i mësuar ungjillin e Jezu Krishtit

Mbështetja te Vetja me Ndihmën e Perëndisë

Programet tona për mbështetjen te vetja ofrojnë kurse praktike si financa vetjake, fillimi i një biznesi, gjetja e një pune më të mirë e të tjera, për t’ju ndihmuar të keni një jetë më të mirë.

Një grup njerëzish bëjnë shërbim në një kuzhinë të një mense për të varfrit
Dëshironi të Shërbeni në Komunitetin Tuaj?
Shërbeni Tani
Dy gra duke u shoqëruar pas kishe

Shërbimi ndaj të Tjerëve na Ndihmon të Bëhemi më të Afërt Bashkërisht dhe më të Afërt me Perëndinë

Gjeni mënyra të tjera se si mund të bashkoheni me ne dhe të shërbeni.