Ndriçoje Botën
Sivjet për nismën #NdriçojeBotën, përqendrohu te shpërndarja e mirëdashjes, ashtu siç bëri Jezusi. Gjatë gjithë dhjetorit kërko mënyra se si t’i sjellësh gëzim një personi të ndryshëm çdo ditë. Duke ndjekur Jezusin, Dritën e vërtetë të Botës, mund të sjellësh pak dritë në jetën e miqve, pjesëtarëve të familjes, bashkëpunëtorëve dhe madje të panjohurve.
24 Ditët e Mirëdashjes
Nga 1 dhjetori deri në Vigjiljen e Krishtlindjes, kushtoju vëmendje mënyrave se si njerëzit përreth teje e kanë përhapur dritën e tyre tek ty dhe njerëz të tjerë. Çdo ditë, nxirri në pah veprimet e tyre të vogla të mirëdashjes në rrjetet shoqërore. Ne shpresojmë që shembujt që ti do të tregosh, mund të frymëzojnë më shumë njerëz që të ndihmojnë me dashuri siç bëri Jezusi. Sigurohu që të përdorësh thurjen vijuese në publikimet e tua: