Të Jetuarit e Shëndetshëm

Ju mund ta dini se shenjtorët e ditëve të mëvonshme nuk pinë alkool ose duhan. Por a e dini arsyen?

Një familje luan futboll së bashku në një park duke e jetuar fjalën e urtësisë

Çfarë është Fjala e Urtësisë?

Kudo në Bibël, Perëndia i kërkoi popullit të Tij që të hiqnin dorë nga ushqime të caktuara. As në ditët tona nuk është ndryshe. Perëndia ka dhënë këshilla të urta për t’i ndihmuar të gjithë fëmijët e Tij që të jenë të shëndetshëm. Kjo quhet Fjala e Urtësisë. Ajo përvijon mënyra të frymëzuara, për ta përmirësuar mirëqenien tonë fizike dhe shpirtërore. Sipas saj, ne këshillohemi të hamë ushqime me vlera ushqyese dhe të shmangim substanca që krijojnë varësi.

Të rinj e të reja në moshë madhore tek bëjnë veprimtari ecjeje nëpër pyll duke përdorur një hartë

Gjërat që Duhen Bërë dhe Nuk Duhen Bërë sipas Fjalës së Urtësisë

Një shportë me fruta e perime, një nga gjërat që duhet të hamë që gjendet te Fjala e Urtësisë
Duhet të: Hani fruta dhe perime

“Çdo bimë në stinën e saj dhe çdo frut[ë] në stinën e tij; të gjitha për t’u përdorur me maturi dhe falënderim” (Doktrina e Besëlidhje 89:11).

Një gotë alkool në një tavolinë kuzhine me dy cigare të panisura, një prej gjërave që nuk duhen përdorur sipas Fjalës së Urtësisë
Nuk Duhet të: Pini alkool

“Dhe përsëri, pijet e forta nuk janë për barkun, por për larjen e trupave tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 89:7).

Një sallatë me copa mishi pule dhe një thelë limoni në një tavolinë kuzhine
Duhet të: Hani mish me pakicë

“Po, gjithashtu mishin e kafshëve dhe të shpendëve të ajrit, unë, Zoti, e kam shuguruar për përdorimin e njeriut me falënderim; megjithatë ato duhet të përdoren me pakicë” (Doktrina e Besëlidhje 89:12).

Një dorë e zverdhur e një gruaje me një cigare, një prej gjërave që nuk duhen pirë sipas Fjalës së Urtësisë
Nuk Duhet të: Pini cigare ose duhan

“Dhe përsëri, duhani nuk është për trupin, as për barkun, dhe nuk është i mirë për njeriun” (Doktrina e Besëlidhje 89:8).

Një burrë tek bën vrap në rrugë, një prej gjërave që duhen bërë sipas Fjalës së Urtësisë janë ushtrimet fizike
Duhet të: Bëni rregullisht ushtrime fizike

“Për t’u kujdesur për trupin tuaj, përdorni ushqime me vlera ushqyese, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe flini mjaftueshëm” (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 25).

Një filxhan kafeje tek lëshon avull në një tavolinë me kokrra kafeje, një prej gjërave që nuk duhen bërë sipas Fjalës së Urtësisë
Nuk Duhet të: Pini kafe ose çaj

“Dhe përsëri, pijet e nxehta nuk janë për trupin apo barkun” (Doktrina e Besëlidhje 89:9).

Bukë në një tavolinë pranë një tufe gruri, një prej gjërave që duhen bërë sipas Fjalës së Urtësisë
Duhet të: Hani drithëra

“Gjithë drithi shugurohet për përdorimin e njeriut dhe të kafshëve, për t’u bërë burim jete” (Doktrina e Besëlidhje 89:14).

Një shishe me ilaçe të derdhura në një tavolinë që do të thotë se nuk duhen përdorur drogat e paligjshme si pjesë e Fjalës së Urtësisë
Nuk Duhet të: Përdorni droga të paligjshme ose të abuzoni me ilaçet

“Çdo gjë e dëmshme që njerëzit fusin me qëllim në trupat e tyre, nuk është në harmoni me Fjalën e Urtësisë. Kjo është veçanërisht e vërtetë për drogat e paligjshme” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2005], f. 55).

Ne nxitemi gjithashtu të flemë mjaftueshëm, të bëjmë rregullisht ushtrime fizike dhe të agjërojmë një herë në muaj – ku heqim dorë nga dy vakte të njëpasnjëshme – që të na ndihmojnë të jemi të shëndetshëm, të ushtrojmë disiplinën dhe të bëhemi më të harmonizuar shpirtërisht.

Bekimet nga të jetuarit sipas Fjalës së Urtësisë

Atyre që e ndjekin këshillën e Perëndisë në Fjalën e Urtësisë, u premtohet se do të marrin shëndet, do të gjejnë urtësi dhe “do të vrapojnë e nuk do të lodhen, dhe do të ecin e nuk do të këputen” (DeB 89:18–20).

Është e mrekullueshme të mendosh se, kur u zbulua Fjala e Urtësisë në vitin 1833, bota nuk i kuptonte bazat shkencore të efekteve që kishin gjëra të tilla si dieta, alkooli dhe duhani. Tani, kodi i shëndetit i përshkruar në Fjalën e Urtësisë pranohet gjerësisht madje edhe në rrethet shkencore. Studiuesit kanë treguar në mënyrë të përsëritur pasojat negative të pirjes së alkoolit, cigares dhe përtypjes së duhanit, duke përfshirë sëmundje të tilla si cirroza, pankreatiti dhe shumë lloje kanceri.

Është zbuluar gjithashtu se njerëzit që e zbatojnë Fjalën e Urtësisë, kanë prirjen të jetojnë më gjatë. Që nga viti 1980 deri në 2004‑ën, Universiteti i Kalifornisë – Los Anxhelos, bëri një studim për shenjtorët e ditëve të mëvonshme që i zbatonin udhëzimet për shëndetin në Fjalën e Urtësisë. Rezultatet e studimit 25‑vjeçar treguan që ky stil jetese ishte i lidhur me pritshmërinë për një jetë më të gjatë.

Një burrë tek bën vrap në rrugë, shpjegon dobitë e fjalës së urtësisë
Një burrë tek bën vrap në rrugë, shpjegon dobitë e fjalës së urtësisë

Fjala e Urtësisë

Një kod i shenjtë i shëndetit

Një burrë përshkruan zotimin e tij për të zbatuar urdhërimin e Perëndisë për t’u kujdesur për trupin që Ai na ka dhënë.

Ne nxitemi që të kujdesemi për trupat tanë për shkak se ata janë dhuratë nga Perëndia. Të kuptuarit e kësaj marrëdhënieje ndikon në mënyrën se si kujdesemi për veten.

“A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?”

1 Korintasve 6:19

Kur i trajtojmë trupat tanë si tempuj dhe si dhurata të dhëna nga Perëndia, ne marrim bekime emocionale dhe shpirtërore, të tilla si një marrëdhënie më të ngushtë me Perëndinë dhe një kuptim më të madh për identitetin tonë hyjnor.

Është e qartë se shëndeti fizik dhe mirëqenia shpirtërore shkojnë krah për krah. A dëshironi ndihmë për përmirësim të shëndetit tuaj fizik dhe shpirtëror? Organizoni një takim me misionarët tanë. Ata mund t’ju ndihmojnë t’i vini në praktikë mësimet te Fjala e Urtësisë në mënyrë që të mund të përjetoni bekime më të mëdha në jetën tuaj.

Mësoni më Shumë për Bindjet Tona Fetare