Si Mund të Jem i/e Lumtur?

Jeta mund të jetë plot me sfida, pikëllime dhe vendime të zorshme. Por edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç prisnim, ne mund të gjejmë lumturi. Ungjilli i Jezu Krishtit ofron shpresë, shërim dhe gëzim.

Mirëbesoni te Perëndia

Ne jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë, që do të thotë se Ai na do dhe ka një plan për ne. Një pjesë e përvojave tona në tokë do të përfshijnë sprova dhe vështirësi që na bëjnë të palumtur, por ato na japin një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur. Ndonjëherë mund të mësojmë se jemi të aftë të bëjmë gjëra të vështira ose se besimi ynë është më i fortë nga sa e përfytyronim. Kur mirëbesojmë se Perëndia e di se çfarë është më e mira për ne, ne mund të gjejmë lumturi edhe gjatë kohëve të vështira.

Përqendrohuni te Jezusi

Kur ndiheni të trishtuar ose të humbur, drejtojuni Jezu Krishtit. Lutuni. Lexojini fjalët e Tij. Në Të dhe në mësimet e Tij, ju do të gjeni lumturi, paqe dhe shërim. Sikurse tha Jezusi: “Ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën” (Gjoni 16:33).

Jezusi na njeh ne dhe hidhërimet tona në mënyrë të përkryer. Ai jetoi e vdiq për ne në mënyrë që ne të mund të kemi shpresën për ta mundur gjithashtu botën dhe për t’u kthyer që të jetojmë përsëri me Të. Nëse do ta përqendrojmë jetën tonë tek Ai dhe mësimet e Tij, ne do të gjejmë gëzim të vërtetë, të përjetshëm që ia kalon çdo mundimi.

Jini falënderues

Një mënyrë për të gjetur lumturi në cilëndo rrethanë, është të gjeni gjëra për të cilat të jeni mirënjohës. Po sikur të mendoni se nuk keni shumë gjëra për të qenë mirënjohës? Pavarësisht se kush jeni, të shprehurit e mirënjohjes ndihmon për ta parë jetën në perspektivë. Ndaluni një çast për të menduar edhe për gjëra të vogla, të thjeshta për të cilat mund të shprehni mirënjohje. Cilatdo qofshin rrethanat tuaja, përqendrimi tek e mira në jetë mund t’ju ndihmojë të bëheni njeri më i lumtur. Jo vetëm aq, por të treguarit mirënjohje mund t’ju ndihmojë edhe të zhvilloni një marrëdhënie më të afërt me Perëndinë kur e kuptoni se sa shumë ju ka dhënë Ai.

Zgjidhni optimizmin

Ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë gjërat që na ndodhin, por ne mund të zgjedhim mënyrën se si reagojmë. Kultivimi i një qëndrimi optimizmi është zgjedhje e vetëdijshme. Është në dorën tonë të zgjedhim se si reagojmë ndaj sprovave dhe mërzitjeve. Mund të mos jetë përherë e lehtë t’u bëjmë ballë sfidave me vendosmëri dhe shpresë, por sa më shumë e bëjmë atë, aq më e lehtë do të bëhet.

Kalojeni vëmendjen nga vetja për tek të tjerët

Kur jeta është e vështirë, është e natyrshme të dëshironi ta ktheni përqendrimin përbrenda e drejt vetes. Por në fakt mund të jetë e dobishme gjatë kohëve të mundimshme të përpiqeni ta drejtoni përqendrimin përjashta drejt të tjerëve dhe të gjeni mënyra për t’u shërbyer atyre. Shërbimi mund të ndihmojë për t’jua ndryshuar qëndrimin dhe perspektivën. Ai na jep mundësinë të përqendrohemi te nevojat e të tjerëve në vend që të mendojmë vetëm për atë që na mungon. J. M. Berri e shprehu bukur, kur tha: “Ata që e sjellin dritën e diellit në jetën e të tjerëve, nuk mund ta mbajnë atë larg vetes së tyre” (A Window in Thrums [Një Dritare në Qytezën Thrams] [1917], f. 137).

Një burri i urohet mirëseardhja në një ndërtesë të kishës

Ejani, Bashkohuni me Ne

Gjeni një kishë afër jush.

Mësoni më Shumë rreth Qëllimit të Jetës dhe Dashurisë së Perëndisë