Nga Erdhëm?

Për ta kuptuar qëllimin tuaj këtu, bën dobi të dini se nga erdhët. Me pak fjalë, shpirti juaj jetoi në qiell përpara se të lindeshit.

Paraqitet “Udha e Qumështit” duke ndriçuar në qiellin e natës

Ne jetuam dikur në praninë e Perëndisë

Përpara se të krijohej toka, ne të gjithë jetuam me Perëndinë, Atin tonë Qiellor. Ai donte që ne të mësonim nga përvojat këtu në tokë që të na ndihmonte të bëheshim më shumë si Ai. Në mënyrë shumë të ngjashme me fëmijët që largohen nga shtëpia për në kolegj, ne kishim nevojë të largoheshim nga shtëpia jonë qiellore me qëllim që të rriteshim personalisht, të mësonim nga gabimet tona, të gjenim gëzim dhe të zhvillonim besim. Për të përparuar, na nevojitej një mjedis që do të na vinte në provë dhe sfidonte. Prandaj Perëndia krijoi këtë tokë dhe na mësoi planin e Tij për lumturinë tonë. Ne jemi të gjithë këtu ngaqë mirëbesuam te plani i Tij, që është hartuar të na lejojë të kthehemi për të jetuar me Të përsëri.

“Dhe pluhuri t’i kthehet tokës siç ishte më parë dhe fryma t’i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.” – Predikuesit 12:7

Një rrugë e pashtruar kalon përmes një pylli duke treguar dorën e Perëndisë në natyrë

Mësoni rreth planit të Perëndisë për ne

Dielli që shkëlqen përmes reve, tregon dorën e Perëndisë në natyrë
Nga erdha unë?

Përpara se të lindnit, ju jetuat me Perëndinë, Atin tuaj Qiellor. Ai ju njihte, ju donte dhe ju mësoi për zgjedhjet që do t’ju çonin drejt lumturisë afatgjatë. Kjo periudhë quhet jeta para lindjes.

Një foshnjë e porsalindur qëndron shtrirë në gjumë, mbështjellë me një batanije bojë qielli
Perëndia na paraqiti planin e Tij

Perëndia donte që ne të vinim në tokë që të merrnim një trup fizik. Këtu, ne hasim sfida dhe situata që na ndihmojnë të mësojmë dhe të rritemi që të mund të bëhemi më shumë si Ai.

Jezu Krishti zgjidhet për të qenë Shpëtimtari në jetën para lindjes
Jezusi u zgjodh për të qenë Shpëtimtari ynë

Perëndia e dinte se ne do të bënim gabime, kështu që Ai zgjodhi Jezusin që të vinte në tokë dhe të vuante për mëkatet tona. Flijimi i Jezusit na lejon të marrim falje dhe na lejon të pastrohemi prej mëkateve tona në mënyrë që ne të mund të jetojmë sërish me Perëndinë një ditë.

Një grua në një stol parku përsiat se nga erdhëm përpara lindjes
Cili është qëllimi im në jetë?

Këtu në tokë, ne nuk e mbajmë mend që kemi jetuar me Perëndinë. Si rrjedhim, ne duhet të kemi besim dhe të mësojmë të zgjedhim midis së drejtës dhe së gabuarës. Jeta nuk është e lehtë, por kohët e vështira na lejojnë ta çmojmë lumturinë dhe paqen.

Jezu Krishti vuan dhe lutet në Kopshtin e Gjetsemanit
Flijimi i Jezusit

Jezusi vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Por kjo nuk na e heq përgjegjësinë – ne duhet të zgjedhim ta pranojmë Jezusin duke u penduar kur bëjmë gabime, duke u pagëzuar dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Një grua lutet për forcë dhe ngushëllohet nga dy engjëj
Ku shkojmë pasi vdesim?

Kur vdesim, shpirti dhe trupi ynë ndahen. Shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave. Ai është një vend pushimi e lumturie për ata që kanë bërë zgjedhje të mira, dhe një vend për të mësuar dhe përparuar për ata që ende nuk e kanë marrë ungjillin e Jezu Krishtit. Për ata shpirtra që e kanë refuzuar Jezu Krishtin, ai është një vend për të vuajtur për mëkatet e tyre.

Jezu Krishti u jep mësim shpirtrave në botën e shpirtrave
Bota e shpirtrave

Bota e shpirtrave nuk është vendmbërritja ose gjykimi përfundimtar. Në fakt, ngaqë Perëndia është kaq i dashur dhe i drejtë, atyre njerëzve në ferr që asnjëherë nuk morën vesh për Jezusin, u mësohet ungjilli i Tij dhe u jepet mundësia që ta pranojnë Atë.

Jezu Krishti i ringjallur i shfaqet Maria Magdalenës te varri i zbrazët
Ne të gjithë do të jetojmë përsëri

Jezusi e mposhti vdekjen që ne të gjithë të mund të jetojmë përsëri. Kjo quhet ringjallje. Kur ringjallemi, shpirtrat dhe trupat tanë ribashkohen. Trupat tanë do të jenë të përsosur dhe nuk do të vdesin kurrë më.

Jezu Krishti e gjykon njerëzimin duke i vendosur të drejtët në të djathtën e Tij
Gjykimi

Jezusi do të na gjykojë në përputhje me veprimet tona dhe dëshirat e zemrës sonë. Ai do të jetë aq i mëshirshëm sa të mundet. Për shkak se veprimet dhe dëshirat tona janë të shumëllojshme, qielli përfshin mbretëri ose shkallë të ndryshme lavdie.

Dielli që shkëlqen përmes reve, përfaqëson mbretërinë çelestiale
Mbretëria çelestiale

Ati ynë Qiellor dhe Jezusi jetojnë në mbretërinë çelestiale. Nëse jetoni sipas mësimeve të Jezusit dhe pastroheni nga mëkati nëpërmjet flijimit të Tij, ju do të shkoni atje. Ju do të jetoni në prani të Perëndisë dhe do të përjetoni gëzim të përhershëm.

Hëna që shkëlqen në qiellin e natës, përfaqëson mbretërinë terrestriale
Mbretëria terrestriale

Njerëzit që refuzojnë ta pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit, por që përndryshe jetojnë jetë të ndershme, do të marrin një vend në mbretërinë terrestriale.

Yjet që shkëlqejnë në qiellin e natës, përfaqësojnë mbretërinë telestiale
Mbretëria telestiale

Ata që vazhdojnë në mëkatet e tyre dhe nuk pendohen, do të marrin një vend në mbretërinë telestiale.

Qëllimi i jetës në tokë

Si pjesë e planit të Perëndisë, ne fitojmë një trup fizik në lindje. Ne hasim shumë sfida e tundime, por gjithashtu përjetojmë lumturi e dashuri. Me qëllim që të mësojmë me anë të besimit, Perëndia na bëri ta harrojmë jetën tonë në qiell. Ai gjithashtu na dha lirinë të zgjedhim që të mund të vendosnim për veten tonë midis së mirës dhe së ligës. Jeta tokësore u bë një vend prove ku vendimet tona për të jetuar jetë të mirë dhe për ta ndjekur Perëndinë, do të përcaktonin nëse ne do të ishim gati të ktheheshim e të jetonim me Të përsëri një ditë.

Perëndia dha Birin e Tij që të jetë Shpëtimtari ynë

Ati Qiellor e dinte se gjatë kësaj jete, asnjëri prej nesh nuk do të ishte i përsosur. Për t’i mposhtur mëkatet dhe gabimet tona, Perëndia siguroi një Shpëtimtar për ne. Ai dërgoi Birin e Tij të Dashur, Jezu Krishtin, që të na lejonte të merrnim falje dhe të na jepte mësim se si mund të kthehemi tek Ati ynë Qiellor.

Jezu Krishti i fton të gjithë që të vijnë tek Ai

Misionarët mund ta shpjegojnë me hollësi planin e shpëtimit dhe rolin e Jezu Krishtit, dhe ata janë të lumtur t’i përgjigjen çfarëdo pyetjeje që mund të keni. Njohuria e planit të Perëndisë mund ta ndryshojë këndvështrimin tuaj dhe t’ju ndihmojë ta jetoni jetën me më shumë shpresë, gëzim e qëllim.

Ju mund ta dini planin e Perëndisë nëpërmjet Librit të Mormonit

Ju mund të dini vetë për realitetin e planit të Perëndisë. Ju gjithashtu mund të dini se si mësimet e Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojnë ta jetoni jetën me më shumë qëllim, shpresë e lumturi, edhe në kohë vështirësie ose pasigurie. Këto të vërteta jepen mësim qartësisht në Librin e Mormonit. Ju mund të merrni falas kopjen tuaj të këtij libri.

Mësoni më Shumë rreth Qëllimit të Jetës dhe Dashurisë së Perëndisë për Ju