Nuk do të Kem Frikë
Kur përballemi me beteja të rënda ose kur jeta na dërrmon, ne kurrë nuk duhet të largohemi me frikë, sepse “Zoti është bariu im” dhe “nuk do të [kemi] frikë nga asnjë e keqe” (Psalmeve 23:1, 4).
Psalmeve 23:1–6
1 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.
2 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.
3 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.
4 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.
5 Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.
6 Me siguri, mëshirë dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.