Familjet Janë Qendrore në Planin e Perëndisë
Perëndia e bëri tepër të qartë se familjet janë të rëndësishme kur Ai krijoi Adamin dhe Evën. Bibla e Shenjtë i quan ata “burri e gruaja” (Zanafilla 2:25) dhe urdhërimi i parë që Perëndia u dha atyre, ishte të kishin fëmijë (shih Zanafilla 1:28).
Cili është qëllimi i një familjeje?
Familjet janë një pjesë hyjnore e planit të Perëndisë. Ato janë njësia themelore për ndërtimin e shoqërive të forta. Familjet janë vendi ku mund të ndiejmë dashuri e të mësojmë se si t’i duam të tjerët. Jeta është e vështirë dhe ne kemi nevojë për njerëz tek të cilët mund të mbështetemi. Shtëpia është një liman i sigurt ku mund të marrim këshillë, përkrahje, përqafime dhe, kur nevojitet, biskota me copëza çokollate.