Mësimet e Jezu Krishtit

Gjatë shërbesës së Tij në tokë, Jezu Krishti u mësoi ndjekësve të Tij rrugën për t’u kthyer te Perëndia, duke i dhënë qëllim jetës së tyre dhe tonës.

Jezu Krishti u jep mësim dishepujve të Tij gjatë Predikimit në Mal

Mësimet e Jezusit: një projekt hyjnor

Brenda mësimeve të Jezu Krishtit ne gjejmë planin për lumturinë tonë, shëlbimin tonë dhe shpëtimin tonë – një projekt hyjnor që përfshin besimin te Krishti, pendimin, pagëzimin, zbatimin e urdhërimeve të Perëndisë, marrjen e Frymës së Shenjtë dhe durimin deri në fund. Këto janë parimet shpëtuese të dhëna mësim nga Jezu Krishti, themeli mbi të cilin është ndërtuar ungjilli i Tij.

Lumturitë

Pak pas pagëzimit të Tij nga Gjon Pagëzori, Jezusi dha mësim ungjillin e Tij dhe përvijoi mënyrën se si të jesh një dishepull i drejtë në një ligjëratë të fuqishme të quajtur Predikimi në Mal. Gjatë këtij predikimi të çmuar, Jezusi paraqiti një standard të ri të drejtësisë që u zgjerua përtej Dhjetë Urdhërimeve. “Nuk do të vrasësh” nuk mjaftonte më; Jezusi u kërkoi ndjekësve të Tij ta refuzonin urrejtjen, t’i falnin e madje t’i donin armiqtë e tyre. Ai kërkoi që njerëzit të ndryshonin zemrën edhe veprimet e tyre.

Te Predikimi në Mal, Jezusi dha edhe tetë mësime të rëndësishme të quajtura Lumturitë. Fjala lumturi do të thotë “gjendja më e lartë e bekimit” ose “hare e ngritur në qiell”. Lumturitë theksojnë bekimet e mahnitshme të premtuara që vijnë kur zhvillojmë disa tipare të drejta.

Klikoni nëpër një përmbledhje të Lumturive më poshtë.

Jezu Krishti duke dhënë mësim për Lumturitë gjatë Predikimit në Mal

Lumturitë

Një grua që gjunjëzohet dhe lutet
Lum skamësit në frymë

Jezusi dha mësim se mbretëria e qiellit është për ata që përulen.

Mateu 5:3

Jezu Krishti që jep mësim “Lum ata që janë zemërbutë” gjatë Predikimit në Mal
Lum ata që janë zemërbutë

Atyre që janë të mësueshëm, të durueshëm, të duruar në vuajtje etj., u premtohet se do ta “trashëgojnë tokën”.

Mateu 5:5

Jezu Krishti që shëron një të paralizuar dhe e ngre nga shtrati i tij ndërkohë që po jepte mësim rreth mëshirës
Lum ata që janë të mëshirshëm

Jezusi tha: “Jini të mëshirshëm, pra, sikurse edhe Ati juaj është i mëshirshëm” (Lluka 6:36), që do të thotë se ata që tregojnë mëshirë, do ta marrin atë gjithashtu.

Mateu 5:7

Një pëllumb që fluturon nga duart dhe që përfaqëson paqen
Lum ata që përpiqen për paqen

Ata që bëjnë paqe me njëri‑tjetrin, “do të quhen bij të Perëndisë”.

Mateu 5:9

Gra të ulura në verandë duke shijuar shoqërinë e njëra-tjetrës
Lum ata që vajtojnë

Jezusi premtoi se ata që vajtojnë dhe kthehen tek Ai, do ta gjejnë ngushëllimin që kërkojnë.

Mateu 5:4

Një grua që lexon shkrimet e shenjta duke mësuar rreth mësimeve të Jezu Krishtit
Lum ata që janë të uritur dhe të etur për drejtësi

Atyre që kërkojnë drejtësi, u premtohet se do të kënaqen për shkak të dëshirës së tyre plot besim.

Mateu 5:6

Jezu Krishti me një krah hedhur mbi një fëmijë, duke dhënë mësim që të jemi të pastër në zemër
Lum ata që janë të pastër në zemër

Ata që përpiqen fort për të mbajtur mirësi në zemrën dhe mendjen e tyre, “do ta shohin Perëndinë”.

Mateu 5:8

Stefani, që e vranë me gurë prej bindjes së tij te Jezu Krishti, duke dhënë mësim “Lum ata që janë përndjekur”
Lum ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë

Kur njerëzit përndiqen ngaqë jetojnë me drejtësi, Jezusi shpalli se “e tyre është mbretëria e qiejve”.

Mateu 5:10

Shëmbëlltyrat e Jezusit

Për shkak të dhembshurisë dhe mprehtësisë hyjnore të Krishtit, Ai mundej t’i kuptonte në mënyrë të pashoqe ata të cilëve u jepte mësim, dhe t’u fliste në mënyrë bindëse atyre nëpërmjet fjalëve të thjeshta dhe gjithashtu nëpërmjet shëmbëlltyrave. Përdorimi i shëmbëlltyrave ishte një metodë e fuqishme e mësimdhënies që i shkonte për shtat traditës së kohës së Tij dhe këto tregime të thjeshta e që mbahen mend, përfaqësojnë një të tretën e mësimeve të Tij që gjenden në Bibël.

Fuqia e pashoqe e shëmbëlltyrave është se ato përmbajnë disa shtresa kuptimore dhe mund të kuptohen në shkallë të ndryshme në varësi të përgatitjes shpirtërore dhe ndjeshmërisë së lexuesit. Shëmbëlltyrat e Tij na japin mësime të rëndësishme që janë ende të zbatueshme sot.

Klikoni nëpër një përmbledhje të shëmbëlltyrave të Jezusit më poshtë.

Djali Plëngprishës tek merr faljen nga i ati

Shëmbëlltyrat e Jezusit

Punëtorë duke punuar në një vresht
Punëtorët në Vresht

Jezusi dha mësim se të gjithë ata që zgjedhin të vijnë tek Ai dhe të punojnë në veprën e Tij, mund të kenë mundësinë që të marrin bekime të barabarta (shihni te Mateu 20:1–16).

Jezu Krishti duke dhënë mësim Predikimin në Mal
Shërbëtori që Nuk Falte

Jezusi na e dha mësimin e rëndësishëm për faljen duke pyetur: “A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty?” (Shihni te Mateu 18:33.)

Samaritani i mirë duke sjellë në një han një burrë të plagosur që gjeti
Samaritani i Mirë

Jezusi tha se ne duhet ta duam të afërmin tonë, dhe shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë na mëson se i afërmi ynë mund të jetë kushdo, përfshirë të panjohurit apo armiqtë (shihni te Lluka 10:25–37).

Jezusi merr një dele të humbur mbi supet e Tij për ta sjellë në shtëpi
Delja e Humbur

Si Bariu i Mirë, Jezu Krishti na kërkon me zell të gjithë ne, veçanërisht ata që janë shkëputur nga grigja e Tij (shihni te Lluka 15:3–7).

Një pikturë e Djalit Plëngprishës
Djali Plëngprishës

Çdo person që i drejtohet Krishtit, do të marrë pranimin e Tij të dashur, pavarësisht nga ajo që ai apo ajo ka bërë (shihni te Lluka 15:11–32).

Mrekullitë e Jezusit

Nëpërmjet veprimeve të Tij dhe veçanërisht mrekullive, Jezusi dha mësime të rëndësishme rreth besimit, dashamirësisë dhe aftësisë së Perëndisë për të bërë gjëra të mëdha me ofertat më të përulura prej nesh. Për shembull, kur një turmë prej 5000 burrash dhe një numër i patreguar grash dhe fëmijësh u mblodhën rreth Tij pranë Betsaidës, Jezu Krishti i ushqeu të gjithë ata me dy peshq dhe pesë bukë.

Mundësi të ngjashme për të dhënë mësim – nganjëherë përmes mrekullive dhe nganjëherë përmes veprimeve të Tij – u krijuan kur Ai hasi lebrosë, pasanikë, gruan te pusi dhe farisenj. Ai dha mësim në grumbullime fetare dhe shoqërore, Ai dha mësim mes të brengosurve kur i shëroi ata, Ai dha mësim mes pushtetarëve kur i qortoi ata dhe dha mësim mes mëkatarëve kur i fali ata.

Jezusi vazhdon të kryejë mrekulli, madje edhe sot. Tregimet frymëzuese për mrekullitë e Tij mund të na ndihmojnë të shkojmë më shumë pranë Tij. Ndërsa arrijmë ta njohim Atë, mund të përjetojmë efektet mrekullibërëse të mësimeve dhe hirit të Tij në jetën tonë.

Eksplorojini mrekullitë e Jezusit te rrëshqitësja më poshtë.

Mrekullitë e Jezusit

Një burrë e përqafon Jezu Krishtin pasi i është kthyer shikimi
Ai u dha shikimin të verbërve

“Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: ‘U bëftë sipas besimit tuaj’. Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: ‘Ruhuni se mos e merr vesh njeri’” (Mateu 9:27–31).

Jezu Krishti shëron të lebrosurit jashtë një qyteti
Ai pastroi lebrosët

“Dhe duke ngritur zërin, thanë: ‘Mjeshtër, Jezus, ki mëshirë për ne’. Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ‘Shkoni e paraqituni te priftërinjtë’. Dhe ndodhi që, ndërsa ata po shkonin, u pastruan” (Lluka 17:12–19).

Jezusi shëron një grua nga sëmundja e saj
Ai shëroi të sëmurët dhe të pikëlluarit

“Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranë vetes dhe i tha: ‘O grua, ti je e liruar nga lëngata jote’. Dhe i vuri duart mbi të dhe ajo u drejtua menjëherë, dhe përlëvdonte Perëndinë” (Lluka 13:11–17).

Jezusi ngre djalin e vejushës nga vdekja
Ai ngriti të vdekurit

“Ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve. … Posa e pa, Zoti pati dhe[b]mshuri për të dhe i tha: ‘Mos qaj!’ … Atëherë ai tha: ‘Djalosh, unë të them, çohu!’. Dhe i vdekuri u çua ndenjur” (Lluka 7:12–15).

Jezu Krishti kryen mrekullinë e shndërrimit të ujit në verë
Ai shndërroi ujin në verë

“Jezusi u tha: ‘Mbushni enët me ujë!’ … Pastaj u tha: ‘Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës’. Dhe ata ia çuan. Dhe, mbasi i pari i festës e provoi ujin e shndërruar në verë (ai nuk e dinte nga vinte kjo verë)” (Gjoni 2:3–11).

Pjetri nxirret nga deti prej Jezu Krishtit që ecën mbi ujë
Ai eci mbi ujë

“Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det” (Mateu 14:25).

Shportat me bukë dhe peshq shumëfishohen në mënyrë mrekullibërëse nga Jezu Krishti
Ai ushqeu mijëra njerëz me pak ushqim

“Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve. Të gjithë hëngrën sa u ngopën” (Marku 6:41–42).

Jezu Krishti: mësues me anë të shembullit

Mësimet e Krishtit gjenden në shumë më tepër gjëra sesa thjesht shëmbëlltyrat dhe predikimet e Tij; ato gjithashtu gjenden në shembullin vetjak që Ai dha për ne gjatë gjithë jetës së Tij, një shembull bindjeje, përulësie dhe dashurie. Të vërtetat e përjetshme që Ai dha mësim, edhe me fjalë edhe me vepra, mund të ndikojnë në jetën tonë sot po aq sa ndikuan në jetën e atyre që Ai u dha mësim fillimisht gjatë shërbesës së Tij tokësore. Ne ju ftojmë të na bashkoheni ndërsa përpiqemi fort t’i mësojmë mësimet e Tij dhe ta ndjekim Atë.

Mësoni më Shumë rreth Jezusit dhe Mësimeve të Tij