10 Gjëra për t’u Ditur rreth Misionarëve/eve
Etiketat e zeza me emrin? Kaskat mbrojtëse të biçikletave? Udhëtimi në dyshe? Këtu janë disa gjëra për t’u ditur rreth misionarëve/eve nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.
Ata janë pikërisht ata me etiketat e zeza me emër dhe kaskat e hatashme mbrojtëse për biçikletat
Disa misionarë ngasin biçikleta, disa ecin dhe disa madje ngasin makina. Por të gjithë ata mbajnë etiketa të zeza me emrat e tyre dhe logon e Kishës që thotë Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ndaj, nëse misionarët trokasin në derën tuaj dhe nuk kanë etiketa me emrin dhe me logon, ata janë nga një kishë tjetër.
Nuk po shihni turbullt dyfish… (veç nëse shihni katër prej tyre)
Zakonisht, misionarët punojnë në dyshe, që quhen dyshe shoqëruese. Ndonjëherë ka më shumë se dy misionarë në një dyshe shoqëruese, por asnjëherë më pak. Dhe ata nuk janë vetëm dyshe shoqëruese – janë edhe shokë/shoqe dhome. Dyshet shoqëruese misionare ekzistojnë në mënyrë që misionarët të mund të kujdesen për njëri‑tjetrin. Në fund të fundit, shumica e misionarëve po shërbejnë në vende larg shtëpisë. Prindërit e tyre janë më të qetë duke e ditur se ata nuk janë vetëm.
Ata nuk është se thjesht duken të rinj, ata janë të rinj
Shumica e misionarëve/eve janë midis moshave 18 dhe 25 vjeç/e. Si burrat edhe gratë mund të shërbejnë në misione, ndonëse dyshet shoqëruese janë vetëm meshkuj ose femra. Vetëm anëtarët e pamartuar të Kishës shërbejnë në misione. Kjo pasi misionet e tyre zgjatin nga 18 muaj deri në dy vjet, dhe kjo është kohë shumë e gjatë për dikë që të jetë larg bashkëshortit ose bashkëshortes. Një përjashtim i madh për këtë: edhe çiftet e martuara që kanë dalë në pension, mund të shërbejnë së bashku në misione.
Nuk ka ndonjë tekst të parashkruar
Misionarët vërtet që i nënshtrohen një mase trajnimi. Për shembull, disa mësojnë gjuhë të ndryshme. Misionarët gjithashtu marrin udhëzime mbi komunikimin e efektshëm që të mund të jenë mësues më të mirë dhe, më e rëndësishmja, dëgjues më të mirë. Ndonëse kanë një listë të caktuar parimesh që i japin mësim, rregulli i përgjithshëm është që çdo diskutim të përshtatet me nevojat individuale të personit që po i japin mësim.
Ata nuk paguhen, por dobitë janë të mëdha
Për të qenë misionar duhet shumë punë, por paga është shumë e ulët. Në fakt, misionarët nuk paguhen fare. Në të vërtetë ata i paguajnë vetë shpenzimet. Dhe e bëjnë atë me dëshirë – madje me gëzim. Kjo ndodh sepse ata vërtet e duan atë që bëjnë. Ata janë atje [ku janë] sepse duan të jenë atje. Ata i gëzohen rritjes vetjake. Dhe, për më tepër, ata gëzohen kur shohin ndryshimin që sjell ungjilli në jetën e atyre të cilëve u japin mësim.
Ju mund të flisni me ta fizikisht ose virtualisht në piksela
Nëse është më rehatshme për ju, mund të takoheni me misionarët nëpërmjet internetit. Ata do t’iu përgjigjen pyetjeve tuaja rreth ungjillit të Jezu Krishtit dhe Kishës së Tij sot. Nuk keni përse të shqetësoheni rreth të ndierit i detyruar ose i përfshirë më tepër sesa do t’ju pëlqente. Është në dorën tuaj që të vendosni se sa do të donit të mësonit.
Ata i respektojnë nënat e tyre, ligjin dhe kohën tuaj
Misionarët nuk janë shitës ngulmues që shkojnë derë më derë. Ata janë njerëz të këndshëm që thjesht duan të ndihmojnë. Ata përpiqen të mbajnë takime të shkurtra dhe brenda temës – më e shumta një orë. Nëse u kërkoni që të largohen, ata ikin. Nëse doni të flisni sërish me ta, por jeni të zënë, ata do t’ia dalin t’i përshtaten programit tuaj.
Jo çdokush është dakord me ta, por shumica e njerëzve i pëlqejnë ata
Kur njerëzit flasin me misionarët, shumë gjëra të ndryshme mund të ndodhin. Edhe nëse njerëzit vendosin që të mos takohen më me misionarët, ata zakonisht ndiejnë se përvoja e tyre me misionarët ishte pozitive. Kjo pasi misionarët priren të jenë njerëz të mirë që duan vetëm t’i ndihmojnë të tjerët. Kjo është arsye pse ka të ngjarë që të shihni misionarë të përfshihen dhe të ofrojnë shërbim në komunitet sa herë që u jepet mundësia.
Shumë njerëz janë vërtet dakord me ta
Miliona njerëzve kanë bërë t’u ndryshohet jeta duke folur me misionarët. Kudo nëpër botë, misionarët përhapin një mesazh lumturie rreth planit të Perëndisë dhe misionit hyjnor të Jezu Krishtit. Është një lajm i mahnitshëm që ka fuqinë të frymëzojë dhe shndërrojë.
Ata thjesht po ndjekin shembullin e Jezusit
Të dalësh sa andej këndej për të folur për Perëndinë nuk është diçka e re. Kjo është ajo që bëri Jezu Krishti kur ishte gjallë. Pas vdekjes dhe Ringjalljes së Tij, kjo është ajo që Ai i udhëzoi dishepujt e Tij që të bënin. Kjo vlen edhe për kohën tonë. Ndaj, ndërsa emrat e misionarëve ndryshojnë në ato etiketa të zeza me emrat, emri më i rëndësishëm – Jezu Krishti – është gjithmonë atje, i përfshirë në emrin e Kishës sonë. Mesazhi i Tij është dhe ka qenë përherë ai që misionarët përhapin.