3 Mënyra të Thjeshta se si Mund ta Mbani të Shenjtë Ditën e Shabatit
Në Bibël na mësohet se Shabati është një ditë çlodhjeje që duhet ta mbajmë të shenjtë. Por çfarë do të thotë kjo saktësisht? Si mund ta mbani atë të shenjtë?
Perëndia e krijoi botën në gjashtë ditë dhe në ditën e shtatë Ai pushoi (shihni te Zanafilla 1:1 – Zanafilla 2:2). Kjo ditë e shtatë është dita e Shabatit. Kur Perëndia i dha Moisiut Dhjetë Urdhërimet, njëri nga urdhërimet e Tij ishte: “Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar” (Eksodi 20:8).
Fjala Shabat e ka prejardhjen nga një fjalë hebraike që do të thotë “të pushosh nga puna”. Fjala i shenjtë do të thotë diçka që është e shenjtë ose përkushtuar Perëndisë. Perëndia dëshiron që ne ta bëjmë të dielën, ditën e Shabatit, të ndihet ndryshe nga ditët e tjera të javës duke u çlodhur nga rutina jonë e përditshme dhe duke ia përkushtuar mendimet dhe kohën tonë Atij. Këtu janë tri gjëra që çdokush mund t’i bëjë për ta bërë ditën e vet të Shabatit të shenjtë:
Adhurojeni Perëndinë ditën e Shabatit
Një nga mënyrat më të mira për ta mbajtur ditën e Shabatit të shenjtë është t’i përkushtoni kohë adhurimit të Perëndisë. Gjatë gjashtë ditëve të tjera të javës, është e lehtë të rrëmbehemi pas gjithë përgjegjësive tona. Të dielën, ju mund të gjeni kohë për t’i drejtuar mendimet dhe zemrën tuaj nga Perëndia. Ne mund të marrim pjesë në shërbesat në kishë. Ne mund të lexojmë Biblën dhe libra të tjerë të shkrimeve të shenjta. Dhe ne mund të flasim me Perëndinë në lutje. Këto veprimtari mund të na ndihmojnë të ndihemi më të afërt me Perëndinë, edhe pasi Shabati të ketë kaluar.
Njihuni me një komunitet të dashur të kishës afër jush
Kërkoni një vizitë nga misionarët. Ne do t’ju ndihmojmë të dini se çfarë të prisni në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Pastaj do të jemi te dera për t’ju përshëndetur dhe për t’u ulur me ju të dielën!
Faleminderit! Shihni për një mesazh konfirmimi për pak.
Ju do të merrni disa mesazhe nëpërmjet celularit ose programit WhatsApp për të konfirmuar kërkesën tuaj dhe për t’ju ndihmuar të përgatiteni për vizitën tuaj.
Misionarët në zonën tuaj do t’ju kontaktojnë së shpejti.
Jemi të emocionuar që do të flasim me ju rreth mësimeve të Jezu Krishtit. Mund të takohemi me prani fizike ose nëpërmjet internetit.
Gabim: Formulari nuk mund të dorëzohej në këtë moment. Ju lutemi, provojeni sërish ose rifreskojeni faqen për të filluar nga e para.
Përgatituni gjatë javës për ta mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit
Pa një masë planifikimi, të dielat lehtësisht mund të bëhen aq të ngarkuara sa ditët e tjera të javës. Planifikojeni pjesën tjetër të javës duke pasur ditën e Shabatit në mendje që të keni mjaft kohë për t’u çlodhur dhe për të adhuruar. Kryejini punët e përditshme, pastrojeni shtëpinë tuaj dhe arrini që të kujdeseni për detyrat e tjera të shtunave kur është e mundur. Në këtë mënyrë, dita e Shabatit do të ndihet vërtet e veçuar [nga ditët e tjera] dhe e shenjtë.
Zgjidhni veprimtari shpirtërisht lartësuese ditën e Shabatit
Shabati mund të jetë një kohë që ne të çlodhemi nga punët tona, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëjmë asgjë në Shabat. Mund të zgjedhim që të bëjmë veprimtari që përqendrohen te Perëndia, familja dhe ofrimi i shërbimit. Këtu janë disa veprimtari lartësuese shpirtërisht për t’u marrë parasysh:
-
Vizitoni familjarët dhe miqtë.
-
Shkruani në ditarin tuaj.
-
Mësoni më shumë për paraardhësit dhe historinë tuaj familjare.
-
Dilni për një shëtitje dhe gëzojuni krijimeve të Perëndisë.
-
Çojini ushqim dikujt që është i sëmurë.
-
Telefonojini ose dërgojini mesazh një miku që e keni pasur në mendje.
-
Planifikoni ose merrni pjesë në një projekt shërbimi.
-
Bëni një mbrëmje lojërash si familje çdo javë.
Perëndia ka premtuar bekime të mahnitshme për ata që e mbajnë të shenjtë ditën e Shabatit. Ajo do t’i forcojë marrëdhëniet tuaja familjare. Do t’ju japë përqendrim dhe mirëbesim më të madh. Ndërsa ia tregoni Zotit dashurinë tuaj për Të duke e mbajtur të shenjtë ditën e Shabatit, ju do ta ndieni më shumë dashurinë e Tij në jetën tuaj.