Ftesa për pendim rrallëherë është një zë ndëshkimi, por më shumë një thirrje me dashuri për të bërë kthesë e për t’u ‘rikthyer’ drejt Perëndisë. Ajo është shenja ftuese e një Ati të dashur dhe e Birit të Tij të Vetëmlindur që të jemi më të mirë sesa jemi, të ngrihemi në një udhë më të lartë jete, të ndryshojmë si dhe të ndiejmë lumturinë prej zbatimit të urdhërimeve. Duke qenë dishepuj të Krishtit, ne ngazëllohemi për bekimin e pendimit dhe për gëzimin nga falja.
Ato bëhen pjesë e jona, duke formuar mënyrën se si mendojmë dhe ndihemi. …
Për shumicën, pendesa është e heshtur dhe krejtësisht personale, duke kërkuar përditë ndihmën e Zotit për të bërë ndryshimet e nevojshme.
Për shumicën, pendimi është më shumë një udhëtim sesa një ndodhi njëkohëshe. Ai nuk është i lehtë. Të ndryshosh është e vështirë. Ai kërkon që të ecet nëpër tufan, të notohet kundër rrymës.
Jezusi tha: “Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë”.
Pendim do të thotë t’u largohesh disa gjërave të tilla si pandershmëria, krenaria, zemërimi dhe mendimet e papastra dhe t’u drejtohesh disa gjërave të tjera, si mirëdashja, bujaria, durimi dhe ana shpirtërore.
Ai është “rikthim” drejt Perëndisë. …
Pendimi jo vetëm na ndryshon ne, por gjithashtu bekon familjet tona dhe ata që i duam.
Me pendimin tonë të ndershëm, në kohën e duhur të Zotit, krahët e shtrira të Shpëtimtarit do të na rrethojnë jo vetëm ne, por edhe do të zgjaten në jetën e fëmijëve dhe të pasardhësve tanë.
Pendim do të thotë kurdoherë se ka një lumturi më të madhe përpara.
“Pendohuni … Që të Mund t’Ju Shëroj”, konferenca e përgjithshme, tetor 2009.