Tri Mënyra se si Mund të Ndërtoni një Marrëdhënie me Perëndinë
Perëndia është Ati ynë i dashur dhe ne mund të kemi një marrëdhënie të fortë e kuptimplote me Të. Ju mund ta ndërtoni dhe ta forconi marrëdhënien tuaj me Perëndinë duke bërë tri gjëra të thjeshta çdo ditë:
1. Studiojeni fjalën e Perëndisë
Jezusi tha: “Mësoni nga unë … dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj” (Mateu 11:29).
Perëndia është Ati ynë i dashur dhe Ai dëshiron një marrëdhënie me fëmijët e Tij. Mënyra e parë si mund të mësojmë rreth Perëndisë është duke lexuar rreth Tij. Sikurse Bibla, Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë. Ai ka ndihmuar miliona njerëz ta gjejnë Perëndinë dhe ta ndiejnë dashurinë e Tij.
2. Lutjuni Perëndisë
Perëndia i do fëmijët e Tij dhe Ai dëshiron t’i dëgjojë ata. Si fëmija i Tij, ju mund t’i kërkoni Perëndisë ndihmë dhe udhërrëfim. Ai dëshiron fort t’ju bekojë dhe t’ju ndihmojë të gjeni lumturi. Jezusi premtoi: “Gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni” (Mateu 21:22). Në fillim, mund të na duket jo e lehtë të mësojmë si të lutemi me besim dhe t’i dallojmë përgjigjet e Perëndisë, por është e mundur. Bisedoni në internet ose flisni me misionarët nga afër që të mësoni se si të luteni dhe t’i dalloni përgjigjet e Perëndisë.
3. Ndiqni Jezu Krishtin
Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje” (Gjoni 14:6). Të mësuarit rreth Jezusit dhe mësimeve të Tij është një pjesë e rëndësishme për ndërtimin e një marrëdhënieje me Perëndinë. Ne mund të lexojmë rreth këtyre mësimeve në Bibël dhe në Librin e Mormonit. Teksa jetojmë sipas këtyre mësimeve, ne do të arrijmë vërtet ta njohim Jezusin dhe Atin Qiellor.