Nga Erdhëm?

Që ta kuptoni qëllimin tuaj këtu, është e dobishme të dini se nga erdhët. Shkurtimisht, shpirti juaj jetoi në qiell përpara se të lindeshit.

Ne jetuam dikur në praninë e Perëndisë

Përpara se të krijohej toka, ne të gjithë jetuam me Perëndinë, Atin tonë Qiellor. Ai donte që ne të mësonim nga përvojat këtu në tokë që të na ndihmonte të bëheshim më shumë si Ai. Në mënyrë shumë të ngjashme me fëmijët që largohen nga shtëpia për në kolegj, ne kishim nevojë të largoheshim nga shtëpia jonë qiellore me qëllim që të rriteshim personalisht, të mësonim nga gabimet tona, të gjenim gëzim dhe të zhvillonim besim. Për të përparuar, na nevojitej një mjedis që do të na vinte në provë dhe sfidonte. Prandaj Perëndia krijoi këtë tokë dhe na mësoi planin e Tij për lumturinë tonë. Ne jemi të gjithë këtu ngaqë mirëbesuam te plani i Tij, që është hartuar të na lejojë të kthehemi për të jetuar me Të përsëri.

Mësoni për Planin e Perëndisë për Shpëtimin

Nga erdha unë?

Përpara se ju të lindnit, ju jetuat me Atin tuaj Qiellor. Ai ju njihte, ju donte dhe ju mësoi për zgjedhjet që do t’ju drejtonin te lumturia e përhershme. Kjo periudhë quhet ekzistenca para lindjes.

Perëndia na e paraqiti planin e Tij

Perëndia donte që ne të vinim në tokë për të marrë një trup fizik. Këtu, ne hasim sfida dhe situata që na ndihmojnë të mësojmë dhe të rritemi që të mund të bëhemi si Ai.

Jezusi u zgjodh si Shpëtimtari ynë

Perëndia e dinte se do të bënim gabime, ndaj Ai zgjodhi Jezu Krishtin që të vinte në tokë dhe të vuante për mëkatet tona. Sakrifica e Jezusit na lejon të marrim falje dhe të pastrohemi nga mëkatet tona që të mund të jetojmë me Perëndinë sërish një ditë.

Cili është qëllimi im në jetë?

Ne nuk mbajmë mend të kemi jetuar me Perëndinë përpara se të vinim në tokë. Si pasojë, ne duhet të mësojmë të kemi besim dhe të zgjedhim midis të drejtës dhe të gabuarës. Jeta nuk është e lehtë, por kohët e vështira na ndihmojnë ta vlerësojmë lumturinë dhe paqen.

Flijimi i Jezusit

Jezusi vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Megjithatë, flijimi i Tij nuk na e heq përgjegjësinë. Ne duhet të zgjedhim që ta pranojmë Jezusin duke u penduar kur bëjmë gabime, duke u pagëzuar dhe duke i zbatuar urdhërimet e Tij.

Ku shkojmë pasi vdesim?

Kur vdesim, shpirti dhe trupi ynë ndahen. Shpirti ynë shkon në botën e shpirtrave. Është një vend çlodhjeje dhe lumturie për ata që kanë bërë zgjedhje të mira dhe një gjendje skëterre për ata që kanë bërë zgjedhje të këqija.

Bota e shpirtrave

Bota e shpirtrave nuk është vendmbërritja ose gjykimi përfundimtar. Në fakt, ngaqë Perëndia është kaq i dashur dhe i drejtë, atyre njerëzve në ferr, që kurrë nuk dinin për Jezusin në jetë, u mësohet ungjilli i Tij dhe u jepet mundësia që ta pranojnë Atë.

Ne të gjithë do të jetojmë përsëri

Jezusi e mposhti vdekjen kështu që ne të gjithë të mund të jetojmë përsëri. Kjo quhet Ringjallje. Kur ne ringjallemi, shpirtrat dhe trupat tanë ribashkohen. Trupat tanë do të jenë të përsosur dhe nuk do të vdesin më.

Gjykimi i Fundit

Jezusi do të na gjykojë sipas veprimeve tona dhe dëshirave të zemrave tona. Ai do të jetë aq i mëshirshëm sa të mundet. Për shkak se veprimet dhe dëshirat tona ndryshojnë, qielli përfshin mbretëri ose shkallë të ndryshme lavdie.

Mbretëria çelestiale

Ati ynë Qiellor dhe Jezusi jetojnë në mbretërinë çelestiale. Nëse jetoni sipas mësimeve të Jezusit dhe jeni pastruar nga mëkati nëpërmjet flijimit të Tij, ju do të shkoni atje. Ju do të jetoni në praninë e Perëndisë dhe do të përjetoni gëzim të përhershëm.

Mbretëria terrestriale

Njerëzit që refuzojnë ta pranojnë ungjillin e Jezu Krishtit por që ndryshe jetojnë jetë të ndershme, do të marrin një vend në mbretërinë terrestiale.

Mbretëria telestiale

Ata të cilët vazhdojnë me mëkatet e tyre dhe nuk pendohen, do të marrin një vend në mbretërinë telestiale.

Qëllimi i jetës në tokë

Si pjesë e planit të Perëndisë, ne fitojmë një trup fizik në lindje. Ne përballemi me shumë sfida e tundime, por gjithashtu përjetojmë lumturi e dashuri. Që të mësojmë me anë të besimit, Perëndia na bëri ta harrojmë jetën tonë në qiell. Ai gjithashtu na dha lirinë të zgjedhim që të mund të vendosnim për veten tonë midis së mirës dhe së ligës. Jeta tokësore u bë një vend prove ku vendimet tona për të jetuar jetë të mirë dhe për ta ndjekur Perëndinë, do të përcaktonin nëse ne do të ishim gati të ktheheshim e të jetonim me Të përsëri një ditë.

Perëndia dha Birin e Tij që të jetë Shpëtimtari ynë

Ati Qiellor e dinte se gjatë kësaj jete, askush prej nesh nuk do të ishte i përsosur. Për t’i mposhtur mëkatet dhe gabimet tona, Perëndia siguroi një Shpëtimtar për ne. Ai dërgoi Birin e Tij të Dashur, Jezu Krishtin, që të na lejonte të merrnim falje dhe të na jepte mësim se si mund të kthehemi tek Ati ynë Qiellor.

Misionarët mund ta shpjegojnë me hollësi planin e shpëtimit dhe rolin e Jezu Krishtit, dhe ata janë të lumtur t’u përgjigjen çfarëdo pyetjeje që mund të keni. Njohuria e planit të Perëndisë mund ta ndryshojë këndvështrimin tuaj dhe t’ju ndihmojë ta jetoni jetën me më shumë shpresë, gëzim e qëllim.

Nga erdha? Përse jam këtu? Ku po shkoj?
Takohuni me Misionarët

Ju mund ta dini planin e Perëndisë nëpërmjet Librit të Mormonit

Ju mund të dini vetë për realitetin e planit të Perëndisë. Ju gjithashtu mund të dini se si mësimet e Jezu Krishtit mund t’ju ndihmojnë ta jetoni jetën me më shumë qëllim, shpresë e lumturi, edhe në kohë vështirësie ose pasigurie. Këto të vërteta jepen mësim qartësisht në Librin e Mormonit. Ju mund të merrni falas kopjen tuaj të këtij libri.

Kërkoni një Libër të Mormonit
Kërkojeni Tani