Arrini të Mësoni më Shumë Rreth Jezu Krishtit në Librin e Mormonit

Bibla na mëson: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 Korintasve 13:1). Libri i Mormonit e përkrah Biblën dhe është një dëshmi e dytë për jetën, mësimet dhe hyjninë e Jezu Krishtit.

Një burrë duke ngritur lart një figurë të Jezu Krishtit
Një burrë duke ngritur lart një figurë të Jezu Krishtit

Njihuni me Krishtin nëpërmjet Shkrimeve të Shenjta

Një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit

Titulli zyrtar i Librit të Mormonit është “Libri i Mormonit: Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”. Qëllimi i tij është të na ndihmojë që të arrijmë ta njohim Jezusin. Jezusi përmendet 3925 herë nëpër libër, njësoj sikur të përmendej mesatarisht në çdo 1,7 vargje.

Libri i Mormonit përmban 100 emra apo tituj të Jezusit nëpër faqet e tij. Qoftë nëse quhet “Krijuesi”, “Avokati”, “Bariu” apo “Shkëmbi”, secili emër ka një kuptim paksa të ndryshëm dhe ofron një kuptueshmëri më të mirë mbi atë se kush është Jezusi. Libri i Mormonit është plot me histori dhe mësime si këto që e shtojnë të mësuarit tonë dhe e thellojnë kuptueshmërinë tonë për Jezusin.

Dhe, ne flasim për Krishtin, ne gëzohemi në Krishtin, ne predikojmë për Krishtin, ne profetizojmë mbi Krishtin dhe shkruajmë sipas profecive tona, që fëmijët tanë të mund të dinë se cilit burim t’i drejtohen për heqjen e mëkateve të tyre.” – 2 Nefi 25:26

Një kuptueshmëri më e thellë për sa i përket planit të Atit Qiellor për lumturinë dhe hirit të Jezu Krishtit

Libri i Mormonit na ndihmon që ta kuptojmë më mirë planin e Atit Qiellor për lumturinë dhe hirin e Jezu Krishtit. Përveçse na mëson që Jezusi e dha Veten si “sakrificë për mëkatin” (2 Nefi 2:7), Libri i Mormonit na mëson se Jezusi vuajti për dhembjet, sëmundjet dhe dobësitë tona. Ai e di se çfarë do të thotë të durosh vështirësi të vogla, të përditshme, të mbash barrë të rënda apo të durosh sprova që duken të pakapërcyeshme.

Dhe ai do të marrë përsipër vdekjen që ai të mund të zgjidhë rripat e vdekjes, që e lidhin popullin e tij; dhe ai do të marrë përsipër dobësitë e tyre, që zemra e tij të mund të mbushet me mëshirë, sipas mishit, që ai të mund të dijë, sipas mishit, se si të ndihmojë popullin e tij sipas dobësive të tyre.” – Alma 7:12

Zbulojeni Ç’Ka Brenda

Dëgjoni prej njerëzve realë që e kanë gjetur Librin e Mormonit dhe shihni ndikimin që ka pasur ai në jetën e tyre.

Amelia, infermiere, shpjegon se si gjatë kohëve të vështira gjen ngushëllim te Libri i Mormonit
Amelia, infermiere, shpjegon se si gjatë kohëve të vështira gjen ngushëllim te Libri i Mormonit

Historia e Ameliës

Kur më duhet t’iu gjendem pranë të tjerëve, Libri i Mormonit më gjendet mua pranë

Si specialiste fizioterapie, Amelia gjen paqe kur jep një dorë ndihmëse. Libri i Mormonit i mëson asaj se shërbimi i vet shtrihet përtej atyre që ka nën kujdesin e saj, ai i mëson asaj se sa herë i shërben dikujt tjetër, ajo tregon dashurinë e saj për Perëndinë.

Xharedi qëndron përpara një makine të vjetër klasike duke diskutuar për bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit
Xharedi qëndron përpara një makine të vjetër klasike duke diskutuar për bekimet e ungjillit të Jezu Krishtit

Historia e Xharedit

Pasi gabimet e mia më rrëzuan shpirtërisht, Libri i Mormonit më ngriti në këmbë moralisht

Kërkimi për lumturi i Xhared Danklit, e la shpesh me një ndjesi mospërmbushjeje. Kur iu drejtua fjalëve të Jezu Krishtit në Librin e Mormonit, ai tha: “E vura re shumë shpejt që fillova të ndihesha i lumtur”. Sot, Libri i Mormonit i jep paqe e udhërrëfim atij dhe familjes së tij.

Një i ri duke lexuar Librin e Mormonit
Një i ri duke lexuar Librin e Mormonit

Historia e Uillit

Libri i Mormonit më ka ndihmuar të ndihem më i afërt me Perëndinë dhe Jezu Krishtin

Duhet stërvitje dhe shumë punë e zellshme për të shkëlqyer në regbi. Por për Uillin, shkëlqimi në regbi nuk është gjithçka. Ndërsa i ka ndjekur parimet që jepen mësim në Librin e Mormonit, ai ka marrë drejtim nga Perëndia që ia ka bekuar jetën.

Stivi dhe Uitni ecin nëpër plazh me të birin dhe shpjegojnë se si i ndihmon Libri i Mormonit
Stivi dhe Uitni ecin nëpër plazh me të birin dhe shpjegojnë se si i ndihmon Libri i Mormonit

Historia e Stivit dhe Uitnit

Libri i Mormonit na solli paqe

Stivi dhe Uitni kanë gjetur paqe, qartësi, shpresë dhe rritje të besimit te Jezu Krishti teksa e kanë bërë Librin e Mormonit pjesë të jetës së tyre.

Shakili shpjegon se si e ndihmon Libri i Mormonit në jetën e tij
Shakili shpjegon se si e ndihmon Libri i Mormonit në jetën e tij

Historia e Shakilit

Pavarësisht se ç’drejtim merr jeta ime, Libri i Mormonit më mban në rrugën e duhur

Shakili është një atlet i rangut botëror, por ndonjëherë ai ka nevojë për një lloj tjetër trajnimi. Ai e gjeti Librin e Mormonit dhe të vërtetat që ai përmban, kur ishte student në universitet dhe është mbështetur tek udhërrëfimi i Librit të Mormonit që nga ajo kohë.

Xhuliana duke qëndruar në një pyll, shpjegon se si e ndihmon Libri i Mormonit
Xhuliana duke qëndruar në një pyll, shpjegon se si e ndihmon Libri i Mormonit

Historia e Xhulianës

Familja ime më jep lumturi. Libri i Mormonit më jep shpresë.

Kur familja e saj u përball me një sërë sfidash të rënda, Xhuliana u ndje e vetmuar dhe pa ndonjë drejtim. Por nëpërmjet Librit të Mormonit, ajo gjeti forcën për ta udhëhequr familjen e saj përgjatë kohëve të vështira.

words and things

Rrëfime prekëse mbi dashurinë e Jezusit

Jezusi e kaloi jetën e Tij në vdekshmëri pranë Jerusalemit, duke ua mësuar ungjillin e Tij judenjve. Pas Ringjalljes së Tij, Jezusi u dha mësim pasuesve të Tij në Palestinën e lashtë. Jezusi vizitoi edhe pasuesit e Tij në kontinentin e lashtë amerikan. Libri i Mormonit dokumenton vizitën e Jezusit në kontinentin amerikan dhe jep rrëfime të dhembshura mbi ndërveprimet e Tij me njerëzit. Këto shkrime të shenjta ofrojnë një kuptueshmëri më të plotë për dashurinë dhe dhembshurinë e Jezusit.

Dhe ai u tha atyre: Vini re, zemra ime është e mbushur me dhembshuri për ju.

A ka mes jush ndonjë që është i sëmurë? Silleni këtu. A ka ndonjë që është i çalë ose i verbër, ose i gjymtë, ose sakat, ose i lebrosur, ose i deformuar, ose i shurdhër, ose i prekur në ndonjë mënyrë? I sillni këtu dhe unë do t’i shëroj ata, pasi kam dhembshuri për ju; zemra ime është e mbushur me mëshirë. …

Dhe ndodhi që pasi u foli kështu, e gjithë turma, të gjithë së bashku, shkuan para me të sëmurët dhe me fatkeqët, dhe me të çalët, dhe me të verbërit, dhe me memecët, dhe me të gjithë ata që ishin të prekur në ndonjë mënyrë; dhe ai i shëroi, secilin që sollën në prani të tij.

Dhe të gjithë, qoftë ata që u shëruan dhe ata që ishin të shëndetshëm, u përulën te këmbët e tij dhe e adhuruan; dhe të gjithë ata që patën mundësi të vinin nga turma i puthën këmbët e tij, kaq sa ia lanë këmbët e tij me lotët e tyre.” – 3 Nefi 17:6–7, 9–10

Jezusi ulet me fëmijë të vegjël në prehrin e Tij

Bibla vë në dukje dashurinë e Jezusit për fëmijët e vegjël dhe Libri i Mormonit jep rrëfime plotësuese për mënyrën se si Ai u dha shërbesë atyre.

“Dhe ai i mori fëmijët e tyre të vegjël, një nga një, dhe i bekoi dhe iu lut Atit për ta. …

Dhe i foli turmës dhe u tha atyre: Vini re të vegjlit tuaj.

Dhe si u kthyen të shikonin, ata hodhën sytë drejt qiellit dhe panë qiejt të hapen; dhe panë engjëj që po zbritnin nga qielli sikur të ishin në mes të një zjarri; dhe ata zbritën dhe rrethuan të vegjlit e tyre, dhe ata qenë të rrethuar nga zjarri; dhe engjëjt u shërbyen atyre.” – 3 Nefi 17:21, 23–24

Libri i Mormonit është provë që Perëndia ua ofron të njëjtat bekime dhe mundësi të gjithë fëmijëve të Tij. Dashuria e Perëndisë nuk është e kufizuar veç për njerëzit nga një zonë e vetme e botës. Pavarësisht nga vendi ku jetojmë apo se kush jemi, pavarësisht nga gjuha që flasim apo se çfarë pamje kemi, Perëndia na do dhe dëshiron që ne ta dëgjojmë të vërtetën e Tij.

Afrohuni më shumë me Perëndinë

Profeti Jozef shpalli “se Libri i Mormonit ishte më i sakti nga [cilido] libër mbi tokë dhe gur[i kyç] i besimit tonë, dhe se një njeri do t’i afrohet më shumë Perëndisë duke iu bindur porosive të tij, se nga [cilido] libër tjetër” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 67). Teksa i lexoni historitë dhe mësimet në Librin e Mormonit, ju mund të arrini ta njihni më mirë Jezusin, ta rritni besimin tuaj në Të dhe të gëzoni më plotësisht fuqinë e hirit të Tij në jetën tuaj.

Mësoni më Shumë për Librin e Mormonit dhe Tema të Tjera