10 Këshilla për t’ju Ndihmuar ta Studioni Librin e Mormonit
Provojini sugjerimet më poshtë për të përfituar sa më shumë nga mësimet që gjenden në Librin e Mormonit.
Fillojeni studimin tuaj me lutje
Ju do të përfitoni sa më shumë nga studimi juaj me ndihmën e Perëndisë. Fillojeni lutjen tuaj duke iu drejtuar Perëndisë. Më pas kërkojini Atij urtësi dhe kuptueshmëri ndërsa lexoni. Ju madje mund të kërkoni udhërrëfim për një problem ose vendim të caktuar në jetën tuaj. Kur të keni mbaruar, mbylleni lutjen tuaj me fjalët: “Në emrin e Jezu Krishtit, amen”. Lutja përpara se të studioni i tregon Perëndisë se jeni të përulur dhe dëshironi ndihmën dhe drejtimin e Tij ndërsa lexoni.
Zgjidhni një temë që ju intereson
A mësuat për një temë gjatë mësimit të së dielës ose një takimi me misionarët për të cilën dëshironi të dini më tepër? Fillojeni me burimet që gjenden tek indeksi mbrapa kopjes suaj të Librit të Mormonit. Ai rendit tema të zakonshme dhe vargjet që lidhen me shkrimet e shenjta. Nëse hyrja e indeksit përfshin fjalë që lidhen me to (të shënuara me frazën “shih edhe”), ju mund t’i përdorni ato fjalë për ta zgjeruar studimin tuaj (nëse po përdorni programin Libri i Mormonit, ju do të gjeni tema për studim tek “udhëzuesi i referencave” të programit.)
Referencë kryq me Biblën
Libri i Mormonit dhe Bibla e përkrahin njëri-tjetrin në mësimet dhe dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin. Ndërsa e studioni Librin e Mormonit, kontrollojini poshtëshënimet për shkrime të shenjta përkatëse në Bibël dhe kërkojini ato.
Shihni materialet filmike për Librin e Mormonit
Shihni një koleksion të materialeve filmike për Librin e Mormonit që ndihmojnë për t’i bërë të gjalla historitë që gjenden në shkrimet e shenjta.
Lexojeni ose dëgjojeni Librin e Mormonit në internet
Libri i Mormonit është në dispozicion për t’u shkarkuar në programin Libri i Mormonit. Ju mund ta lexoni ose dëgjoni në internet dhe të keni qasje te shumë udhëzues të dobishëm studimi.
Përkraheni Rritjen tuaj Shpirtërore
Përvoja Become [Bëhuni] ndihmon në rritjen e shpirtshmërisë suaj nëpërmjet ushtrimeve të thjeshta shpirtërore. Eksploroni tema të ndryshme dhe filloni që sot!
Mbani një ditar ndërsa shkoni
Mos i harroni gjërat që mësoni ndërsa studioni Librin e Mormonit ose gjërat që Shpirti i Shenjtë ju mëson ndërsa studioni. Përdorni një ditar ose një fletore shënimesh që të mbani shënim idetë që ju vijnë ndërsa studioni. Kjo do t’ju ndihmojë t’i mbani mend gjërat që mësoni dhe të jeni në gjendje t’u referoheni atyre më vonë.
Bëni kopjen tuaj
Merrni një tufë me lapsa ose shenjues me ngjyra për të shenjuar kopjen tuaj të Librit të Mormonit teksa lexoni. Mos kini turp. Zgjidhni ngjyra të ndryshme për tema të ndryshme, shkruani shënime te hapësira anash ose bëni vizatime që ju ndihmojnë ta kuptoni se çfarë po lexoni.
Zgjidhni dikë për të studiuar
Zgjidhni një individ në Librin e Mormonit për ta studiuar dhe lexojeni historinë e tij ose të saj disa herë. Bëjini vetes pyetje që t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë atë, të tilla si: “Çfarë kam të përbashkët me këtë person? Çfarë mund të mësoj nga historia e tij ose e saj? Si do të kisha vepruar në situatën e tij ose të saj? Si ndikoi Perëndia në jetën e tij ose të saj?
Ndaluni dhe dëgjoni
Ashtu siç është e rëndësishme që ta lexoni fjalën e Perëndisë, po aq e rëndësishme është të gjeni kohë për t’u ndalur, për t’u qetësuar dhe për të reflektuar. Jepini vetes kohë për të medituar pas studimit të Librit të Mormonit dhe lejojeni Perëndinë t’ju ndriçojë nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.
Lexojani ose shpërndajani dikujt tjetër
Pjesëtarët e familjes dhe miqtë mund të sjellin një këndvështrim të ri për studimin tuaj. Kur keni pyetje, mund t’i diskutoni bashkërisht. Ju mund t’i tregoni njëri-tjetrit vargje që janë veçanërisht domethënëse. Nëse po kërkoni dikë me të cilin të studioni, ju gjithmonë mund të studioni me misionarët.