4 Mënyra se si mund të Afroheni më Shumë me Jezu Krishtin
Jezu Krishti është Shpëtimtari i botës, por Ai është edhe Shpëtimtari juaj vetjak. Ai dha jetën për gjithë njerëzimin, por Ai vdiq edhe për ju. Ai është burimi i vërtetë i dashurisë, paqes dhe lumturisë. Ju meritoni ta dini vetë se Jezu Krishti jeton dhe ju do. Provojini këto katër gjëra të thjeshta për të mësuar më shumë rreth Jezusit dhe për t’u afruar më shumë me Të.
Lexoni rreth Jezusit në shkrimet e shenjta
Në mënyrë që të afroheni më shumë me Jezusin, mësoni rreth Tij. Shkrimet e shenjta japin mësim për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta, do të ndieni dashurinë që Jezusi ka për ju. Dhiata e Re si dhe Libri i Mormonit përmbajnë rrëfime të drejtpërdrejta për shërbesën tokësore të Jezu Krishtit, duke na lejuar të mësojmë si nga shembulli i Tij, ashtu edhe nga fjalët e Tij.
Adhurojeni Atë
Kisha është vendi i përsosur për t’u afruar më shumë me Jezu Krishtin. Ajo është një strehë nga kaosi dhe shpërqendrimet e botës. Adhurimi i Jezusit dhe frekuentimi i shërbesave të Kishës tregon dëshirën tuaj për ta ndjekur Atë. Kjo gjithashtu mund t’ju ndihmojë të mësoni më shumë rreth Jezu Krishtit nga të tjerët që po përpiqen fort ta ndjekin Atë.
Shërbejuni të tjerëve
Në shkrimet e shenjta, ne lexojmë se Jezu Krishti “përshkoi vendin duke bërë mirë” (Veprat e Apostujve 10:38). Ai ishte vazhdimisht duke iu shërbyer të tjerëve. Ai kaloi kohë me të sëmurët, të munduarit, mëkatarët dhe të varfrit. Ai dha mësim, shëroi dhe i deshi të gjithë ata që erdhën tek Ai. Kur përpiqemi fort t’i trajtojmë të tjerët siç bëri Jezusi, mësojmë më shumë prej Tij dhe bëhemi më shumë si Ai.
Ndiqini mësimet e Tij
Jezusi dha mësim: “Nëse më doni, zbatoni urdhërimet e mia” (Gjoni 14:15). Ndjekja e mësimeve të Jezu Krishtit tregon dashurinë tonë për Të dhe dëshirën tonë për të qenë pranë Tij. Ungjilli i Tij është mënyra për të arritur lumturi dhe paqe të vërtetë edhe në këtë jetë, edhe në tjetrën. Nëse përpiqemi fort të bëjmë një jetë të mirë dhe të pendohemi sa herë që nuk ia dalim mbanë si duhet, do të ndihemi më pranë Tij dhe do të ndiejmë dashurinë e Tij për ne.
Gjeni Mënyra të Tjera për t’u Afruar më Shumë me Jezusin
Ndjekja e Jezu Krishtit
Seria e Mesazheve të Postës Elektronike të Quajtura Walk with Christ [Ecni me Krishtin]
A e Kupton Vërtet Jezu Krishti se si Ndihem Unë?
Shikoni Materiale Filmike rreth Jetës së Jezusit
Mësoni se Çfarë është e Mundur për Shkak të Tij
Përkitini një Komuniteti të Dashur
Mësoni rreth Dashurisë së Perëndisë
Si të Luteni