Komedia Muzikore “Libri i Mormonit” – Sa Saktësi Ka në Të?

Komedia muzikore e mirënjohur e teatrove “Broadway” [“Broduej”] ka disa gjëra të çuditshme. Ca gjëra i kanë goditur dhe ca të tjera jo dhe aq. Do t’i kalojmë ato një e nga një.

Komedia muzikore “The Book of Mormon” “[Libri i Mormonit]” u paraqit në teatrot “Broadway” “[Broduej]” në vitin 2011 dhe mori shumë polemika dhe ovacione. Ajo fitoi nëntë çmime “Tony” “[Toni]” për historinë e saj origjinale rreth misionarëve nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe Libri i Mormonit. Por ju mund të pyesni veten: Në ç’masë është bazuar historia te bindjet e vërteta të Kishës?

Nuk do i trajtojmë të gjithë shembujt e ekzagjeruar, larg realitetit. Por këtu është një verifikim i shpejtë me fakte i disa prej bindjeve të qenësishme të portretizuara në komedi.

1

Perëndia ka një plan për të gjithë ne

E vërtetë

Absolutisht! Ne besojmë në Perëndi dhe kjo pasi Ai na krijoi ne dhe na do, Ai ka një plan për familjen njerëzore. Ne pohojmë se Ai e krijoi atë plan përpara Krijimit dhe se jeta vazhdon pasi ne vdesim. Plani bën të mundur që ne të jetojmë përsëri me Të nëpërmjet Jezu Krishtit. Të gjitha bindjet tona përqendrohen te Jezusi.

2

Judenjtë e lashtë ndërtuan varka dhe lundruan për në Amerikë

E vërtetë

Libri i Mormonit përmban shumë rrëfime të njerëzve që ndërtuan varka apo anije dhe udhëtuan për në kontinentin amerikan. Kjo përfshin rrëfimin ku profeti Nefi urdhërohet të ndërtojë një anije për ta çuar familjen e tij përtej oqeanit (1 Nefi 17:7–8).

Libri i Mormonit në 60 Sekonda

3

Perëndia do t’ju dënojë për vjedhjen e një petulle rrumbullake me krem përsipër në moshën pjesë vjeç

E gabuar

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme besojnë se fëmijët janë të pafajshëm dhe që nuk mund të mëkatojnë. Edhe një fëmijë që vjedh një petull dhe, më pas gënjen rreth vjedhjes, është përsëri i pafajshëm.

Përveç kësaj, Libri i Mormonit na mëson se është e panevojshme që fëmijët e vegjël të pagëzohen pasi ata janë “gjallë në Krisht” (Moroni 8:10–21). Ne e konsiderojmë moshën tetë vjeç si moshën e përgjegjshmërisë, kur fëmija bëhet i kualifikuar për pagëzim.

4

Një kishë tërësisht amerikane me një profet tërësisht amerikan

E gabuar

Ka më shumë anëtarë të Kishës që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara nga sa jetojnë brenda Shteteve të Bashkuara. Shenjtorët e ditëve të mëvonshme jetojnë në qindra shtete dhe flasin një mori të madhe gjuhësh.

Është e vërtetë që Libri i Mormonit përmban rrëfime nga profetë të lashtë që jetuan në kontinentin amerikan. Është gjithashtu e vërtetë se udhëheqësit e hershëm, si Jozef Smithi dhe Brigam Jangu, konsiderohen profetë amerikanë. Por me anëtarë anembanë globit, në mbi qindra vende, është e pasaktë të thuhet që Kisha sot është kishë amerikane.

5

Një ditë mund të keni planetin tuaj vetjak ideal “Orlando”

Çorientuese

Ne besojmë në një Atë Qiellor i cili dëshiron që fëmijët e Tij – të cilët janë të gjithë njerëzit që kanë jetuar ndonjëherë – të rriten dhe të arrijnë një potencial shumë më të madh. Ne përpiqemi fort për një fat hyjnor dhe besojmë se pas kësaj jete mund të vazhdojmë të bëhemi më shumë si Ai. Jeta e përjetshme ose ekzaltimi është që të jetojmë në prani të Perëndisë dhe të jetojmë përgjithmonë me familjet tona.

Ekzaltim gjithashtu do të thotë se do të jemi më shumë si Perëndia dhe do të vazhdojmë të përparojmë. Krijimi i “Planetit Orlando” tonë vetjak ideal është një ekzagjerim çorientues. Bindja se mund të jetojmë me Perëndinë dhe të rritemi që të bëhemi më shumë si Ai, mund t’ju sjellë një ndjenjë më të thellë kuptimi dhe të japë më shumë perspektivë për sa i përket qëllimit të jetës. Për fat të keq, komedia muzikore “Book of Mormon” [“Libri i Mormonit”] e bën këtë ide të bukur të duket si fantashkencë fëmijërore.

6

Engjëlli Moroni vjen nga “Ylli i Vdekjes”

As që bëhet fjalë

Moroni është person real, një profet i lashtë, fjalët e të cilit gjenden në Librin e Mormonit. Historia jonë na tregon se si Moroni iu shfaq si një engjëll të riut Jozef Smith.

Por, siç e keni kuptuar tashmë, Moroni nuk vjen nga stacioni hapësinor “Ylli i Vdekjes” apo nga universi imagjinar i serisë së filmave Star Wars [Lufta e Yjeve].

7

Ky libër do t’jua ndryshojë jetën

Patjetër

Libri i Mormonit dëshmon që Jezusi është Shpëtimtari i botës. Libri do të ndërtojë edhe besimin tuaj te Perëndia. Libri i Mormonit e nxit këdo që e lexon, që të pyesë Perëndinë nëse libri dhe gjërat që na mëson, janë të vërteta (Moroni 10:3–5). Ai premton se nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, ju mund të dini të vërtetën e të gjitha gjërave.

Historia e Xharedit rreth Librit të Mormonit

Një burrë duke lexuar Librin e Mormonit, hapur mbi një tryezë

Lexoni më Shumë rreth Librit të Mormonit dhe Bindjeve të Tjera