5 Fakte që Duhet të Dini për Librin e Mormonit
Ashtu si Bibla, Libri i Mormonit është një anal i lashtë që na mëson për Jezusin. Ai mund t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me Perëndinë dhe të gjeni drejtim për vetë jetën tuaj ndërsa i lexoni historitë dhe mësimet e tij. Ja pesë gjëra që duhet t’i dini.
Libri i Mormonit është fjala e Perëndisë
Ashtu si Perëndia i foli Moisiut dhe Noeut në Bibël, Ai udhëzoi edhe profetët e Tij në kontinentin e lashtë amerikan. Këta profetë u frymëzuan të mbanin një anal të historisë dhe mësimeve të tyre. Shkrimet e tyre përfundimisht u mblodhën në një libër nga një burrë i quajtur Mormoni. Libri i Mormonit na mëson për jetën dhe shërbesën e Jezusit dhe dëshmon rreth fuqisë së Tij për të na shpëtuar prej mëkatit dhe vdekjes. Pika kulmore e Librit të Mormonit është kur Jezusi vjen të vizitojë njerëzit në kontinentin e lashtë amerikan. Anali i vizitës së Tij është sa i thellë, edhe i dhimbsur, teksa na tregon edhe mësimet e Jezusit, edhe ndërveprimet e Tij mes njerëzve.
Bibla dhe Libri i Mormonit e përkrahin njëri‑tjetrin
Jezusi shpesh e krahasoi Veten e Tij me një bari. Ai shpesh foli për dashurinë e Tij për ata që e ndjekin Atë, të cilët Ai i quajti delet e Tij. Te Gjoni 10:16, ndërkohë që u fliste njerëzve në Palestinën e lashtë, Ai shpalli: “Unë kam edhe dele të tjera që nuk janë të kësaj vathe; duhet t’i mbledh edhe ato, dhe ato do ta dëgjojnë zërin tim, dhe do të jetë një tufë e vetme dhe një Bari i vetëm”.
Cilat ishin delet e tjera për të cilat Krishti foli në atë shëmbëlltyrë? Historia e disa prej këtyre “dele[ve] të tjera” është shënuar në Librin e Mormonit.
Përveç kësaj, Apostulli Pal dha mësim: “Çdo gjë do të qëndrojë me gojën e dy a tre dëshmitarëve” (2 Korintasve 13:1). Kur Perëndia na mëson një parim të rëndësishëm, Ai dërgon një burim tjetër për ta vërtetuar atë. Libri i Mormonit është një pohim i dytë i dëshmisë për Jezu Krishtin që jepet në Bibël. Dëshmia e bashkuar e këtyre dy librave me shkrime të shenjta mund ta zgjerojë dhe thellojë kuptueshmërinë dhe dëshminë tonë për Shpëtimtarin, Jezu Krishtin.
Ai mund t’ju afrojë më shumë me Perëndinë
Si një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit, Libri i Mormonit mund t’ju ndihmojë të afroheni më shumë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mund të keni një kuptueshmëri më të madhe për dashurinë e Perëndisë dhe të gjeni drejtim specifik për vetë jetën tuaj. Libri i Mormonit ka pasur një ndikim pozitiv në jetën e njerëzve anembanë botës. Rrëshqiteni poshtë kursorin që të lexoni disa prej dëshmive të tyre.
Zbulojeni Ç’Ka Brenda
Dëgjoni prej njerëzve realë që e kanë gjetur Librin e Mormonit dhe shihni ndikimin që ka pasur ai në jetën e tyre.
Ju mund të dini se është i vërtetë
Sikurse Bibla e Shenjtë, Libri i Mormonit është fjala e vërtetë e Perëndisë. Perëndia na premton që nëse e lexojmë Librin e Mormonit me besim te Krishti dhe një dëshirë të sinqertë për të ditur për vërtetësinë e tij dhe për të vepruar sipas saj, Ai do të ia pohojë të vërtetën e tij secilit prej nesh nëpërmjet frymëzimit nga Fryma e Shenjtë. Dhjetëra mijëra misionarë po u japin mësim njerëzve rreth këtij libri në gjashtë kontinente, në 107 gjuhë, dhe këta njerëz aktualisht po e vënë në provë atë premtim.
“Dhe në qoftë se ju do të kërkoni me një zemër të sinqertë, me qëllim të vërtetë duke pasur besim në Krisht, ai do t’ju tregojë të vërtetën, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë.” – Moroni 10:4
Mund të merrni një kopje falas
Nëse doni një kopje të Librit të Mormonit, mund të keni një pa pagesë. Përfaqësues vendorë do t’jua japin dorazi librin tuaj, pavarësisht se ku jetoni. Ata mund t’i përgjigjen shpejt ndonjë pyetjeje që keni, ose edhe t’ju tregojnë fragmentet e tyre të parapëlqyera.
Dëgjojini Përvojat e Të Tjerëve
Timi
“Kur isha 16 vjeçe, u diagnostikova me një sëmundje që më rrezikoi jetën. Pati raste të panumërta kur jetës sime thuajse i erdhi fundi. Njohuria ime për plotësinë e ungjillit është një prej arsyeve kryesore që e kapërceva një përvojë kaq tronditëse.”
Pokatelo, Ajdaho
Xhimi
“Familja ime është gjëja më e rëndësishme në jetën time. Kështu e mendoja që fëmijë dhe tani ndihem po kështu me vetë familjen time që kam krijuar me bashkëshorten time. Familja më bën të ndiej se nuk ka asgjë që nuk mund ta mposht. Probleme dhe kohë të vështira na ndodhin që të gjithëve në një farë pike në jetën tonë dhe përpos Atit tim Qiellor, e di se familja ime e kupton atë që po kaloj dhe janë përherë të gjendur për të ndihmuar.”
Odëm, Teksas
Karli
“Ungjilli e bekon familjen time me një këndvështrim të përjetshëm. Ne rritemi dhe lidhemi më shumë së bashku kur të gjithë ne mbajmë një këndvështrim të përjetshëm në jetën tonë dhe për mënyrën se si po jetojmë që në fund të jemi të gjithë së bashku sërish. Ungjilli më ka mësuar që familjet janë të përjetshme, gjë e cila i ka dhënë një rëndësi më të fuqishme kësaj jete. Ne po jetojmë për shumë më tepër sesa veç për këtë jetë në tokë.”
Mesa, Arizonë
Silia
“Familja ime është gjithçka për mua. Ata më kanë mësuar të jap dhe të marr dashuri të pakushtëzuar. Ungjilli na jep shumë mundësi që t’u shërbejmë të tjerëve dhe të rritemi shpirtërisht.”
Hong‑Kong, Kinë
Eliza
“Si një e kthyer në besim në Kishë, jam kaq mirënjohëse të di se familjet mund të jenë së bashku për përjetësinë. Kjo më ka dhënë një këndvështrimin më të madh për kohën tonë këtu në tokë dhe që të kem një përgjigje për atë se ku do të shkojmë.”
Farmington, Jutë
Pitëri
“E di që jam vendosur në familjen që kam për një arsye. Jam mirënjohës për ta dhe të gjithë dashurinë që shfaqet brenda familjeve.”
Solt‑Lejk‑Siti, Jutë
Kiara
“Ungjilli e bekon familjen time duke më ndihmuar të ndihem e mbrojtur. Rritja e fëmijëve në botën sot është një detyrë e frikshme. Mirëpo, e di se me ungjillin, unë do të jem në gjendje t’u mësoj fëmijëve të mi parime të sakta dhe të krijoj një shtëpi ku të ndihen të sigurt.”
Çarlstën, Karolina e Jugut
Keni
“Jam bekuar me një familje të lumtur. Një bashkëshorte të lumtur dhe fëmijë të lumtur. Gjithçka bëjmë, është ndërtuar mbi themelin e ungjillit të Jezu Krishtit. Ne jemi vërtet të bekuar për shkak të kësaj. Hedh sytë nga një botë me pështjellim dhe shoh se ungjilli ka sjellë veçse gjëra të mira.”