Gjoni 3:16 – Sepse Perëndia e Deshi aq Botën

Perëndia, Ati ynë në Qiell, na do pa masë. Dhurata e Tij më e madhe për njerëzimin, Biri i Tij, Jezu Krishti, e pasqyron këtë dashuri. Gjoni 3:16 në Bibël përshkruan dashurinë e Perëndisë dhe planin e Tij për lumturinë e fëmijëve të Tij.

Gjoni 3:16

16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Perëndia na do të gjithëve

Perëndia e do çdo njeri me një dashuri të përjetshme. Ai është Ati i shpirtrave tanë. Ne jemi fëmijët e Tij. Ai e do secilin prej nesh individualisht dhe dëshiron që ne të arrijmë ta njohim e ta duam Atë.

Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin

Perëndia e dinte se kjo jetë do të ishte plot sfida dhe pasiguri. Ai e dinte se nuk do t’ia dilnim dot dhe do të bënim mëkate. Prandaj Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, në tokë. Jezusi jetoi një jetë të përsosur, pa mëkate. Ai dha mësim ungjillin e Tij dhe na tregoi mënyrën e drejtë për të jetuar. Me gatishmëri ai dha jetën e vet si flijim për mëkatet tona. Ai është Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë i dashur.

Ne duhet ta besojmë dhe ta ndjekim Atë

Ndërkohë që Jezusi ishte në tokë, Ai dha mësim ungjillin e Tij. Ai dha mësim që, nëse besojmë tek Ai, pendohemi për mëkatet tona dhe pagëzohemi me ujë dhe me Shpirtin, ne nuk do të marrim fund. Do të marrim falje. Flijim i Jezusit e bën atë të mundur.

Forcojeni marrëdhënien tuaj me Perëndinë
Studimi Falas i Biblës

Ne mund të jemi sërish me Perëndinë

Kjo jetë nuk mbaron pas vdekjes – ne të gjithë vërtet do të ringjallemi. Nëse e duam Perëndinë, besojmë tek Ai dhe e ndjekim ungjillin e Jezu Krishtit, Perëndia na premton se mund të kthehemi të jetojmë me Të pasi të vdesim. Ngaqë Perëndia na do, Ai dëshiron që ne të jemi të lumtur tani dhe në përjetësi.