5 Mësime të Jezusit që do t’jua Përmirësojnë Jetën
Ndërkohë që ishte në tokë, Jezusi dha mësim mënyrën se si të jemi të lumtur, të gjejmë paqe dhe të kthehemi për të jetuar me Perëndinë. Ungjilli i Tij gjen zbatim ende sot. Nëse e ndiqni Jezusin duke i vënë në zbatim këto pesë mësime që dha Ai, jeta juaj do të jetë më e gëzueshme dhe plot kuptim.
Duajeni Perëndinë dhe të afërmin tuaj
Kur e pyetën se cili urdhërim ishte më i rëndësishmi, Jezusi tha: “‘Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’ Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: ‘Duaje të afërmin tënd porsi vetveten’” (Mateu 22:37–39).
Kur e zëvendësoni urrejtjen me dashuri dhe zemërimin me dashamirësi, do të ndiheni më pranë Perëndisë dhe do të vini re më shumë paqe në jetën tuaj.
Jetojeni Rregullën e Artë
Jezusi e dha mësim Rregullën e Artë gjatë Predikimit të Tij në Mal: “Gjithçka … që ju dëshironi t’ju[a] bëjnë njerëzit, ua bëni edhe ju atyre” (Mateu 7:12). Me fjalë të tjera, trajtojini të tjerët ashtu sikurse doni që t’ju trajtojnë. Ndërsa e bëni këtë, do t’i forconi marrëdhëniet tuaja dhe do të jeni më të lumtur.
Afrohuni më shumë me Jezu Krishtin. Takohuni me misionarët.
Bëhuni varianti më i mirë i vetes nëpërmjet Jezusit. Niseni rrugëtimin tuaj sot. Kërkoni një vizitë.
Faleminderit! Shihni për një mesazh konfirmimi për pak.
Ju do të merrni disa mesazhe nëpërmjet celularit ose programit WhatsApp për të konfirmuar kërkesën tuaj dhe për t’ju ndihmuar të përgatiteni për vizitën tuaj.
Misionarët në zonën tuaj do t’ju kontaktojnë së shpejti.
Jemi të emocionuar që do të flasim me ju rreth mësimeve të Jezu Krishtit. Mund të takohemi me prani fizike ose nëpërmjet internetit.
Gabim: Formulari nuk mund të dorëzohej në këtë moment. Ju lutemi, provojeni sërish ose rifreskojeni faqen për të filluar nga e para.
Kini besim te Jezu Krishti
Tek Gjoni 3:16 lexojmë: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. Pasja e besimit te Jezu Krishtit do të thotë të besojmë tek Ai dhe te mësimet e Tij. Bërja e kësaj do t’ju bekojë në këtë jetë dhe në jetën që do të vijë.
Komunikoni sinqerisht me Perëndinë
Jezusi dha mësim me anë të shembullit që ne duhet t’i lutemi shpesh Perëndisë, Atit tonë Qiellor. Perëndia ju do. Ai është përherë gati t’ju ndihmojë. Komunikoni me Të nëpërmjet lutjes, shprehni mirënjohje dhe kërkojini gjërat që ju nevojiten.
Falni lirisht
Ndërkohë që Jezusi ishte në tokë, Pjetri e pyeti: “Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?” Jezusi u përgjigj: “Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë” (Mateu 18:21–22). Kur u ofrojmë lirisht falje të tjerëve, mund të ftojmë më shumë paqe dhe falje në vetë jetën tonë.